Mes opozitës dhe mazhorancës, deputeti demokrat vendos mazhorancën si subjekt të interesuar për të penguar integrimin e Shqipërisë. Këtë ai e argumenton me faktin se qeverisë i pëlqen që të mos jetë e shqetësuar në grabitjen që po i bën vendit. “Kemi një administratë të korruptuar. Ata nuk shkojnë në këto pozicione për të ndihmuar qytetarët. Por vetëm për të vjedhur. Kujt i pëlqen kjo situatë? Sigurish qeverisë. Asaj nuk i intereson integrimi, i intereson të grabisë e të jetë e paprekur” tha Balliu në emisionin “Byro Politike”.
Deputeti demokrat iu referua edhe shpërbërjes së sistemit të drejtësisë. Kjo u shpreh ai është një tjetër moszbatim që qeveria i bën kritereve të integrimit. Pa një drejtësi të plotë tha ai, nuk mund të kemi pas hekurave trafikantë si Saimir Tahiri. “Përsa i përket shqiptarëve, jemi të qartë që në 1992 se çfarë duan. Por është qeveria ajo që udhëheq integrimin. Nuk është vështirësi të futesh në Europë sepse kërkesat e tyre janë të qarta dhe në të mirë të vendit. Si përshembull Reforma në Drejtësi. Pse në Shqipëri u shkatrërrua Drejtësia dhe nuk u ndërtua. S’kemi Gjykatë kushtetuese e së shpejti s’do kemi as Gjykatë të Lartë. Pse se duan? Sepse nuk u intereson të kemi gjykata që njerëz si Tahiri do t’i fusnin brenda”tha Balliu.