“Po ikin mjekë, inxhinierë, ekspertë e sipërmarrës, kush do ta bëjë këtë vend?”

Saturday, 02 June 2018 16:24

Deputeti demokrat Agron Shehaj ka ngritur problemin e largimit nga Shqipëria të njerëzve të aftë; si mjekë, inxhinierë, ekpertë IT, pedagogë dhe sipërmarrës.

Shehaj shprehet se është qeveria ajo që duhet të krijojë kushtet e duhura ndërsa shton më tej se këtë vend do e bëjnë ata që e duan.

Reagimi i Agron Shehajt:

Nga Shqipëria po ikin përditë më të aftët dhe më të zotët: mjekë, inxhinierë, ekpertë IT, pedagogë dhe sipërmarrës.

Ndërkohë qindra mijëra shqiptarë janë të papunë në një vend ku ekonomia është e mjeruar.

Në çdo vend e në çdo kohë, vendet e punës dhe përparimi ekonomik vinë nga liria që njerëzit kanë për të krijuar, për të ndërtuar, për të rrezikuar.

Këtë duhet të bëjë një qeveri, të krijojë kushtet që sipërmarrësve, njerëzve që guxojnë, që krijojnë për vete dhe shoqërinë, t’ju kthehet besimi dhe entuziazmi për të investuar dhe për të krijuar vende pune.

Vendet e punës nuk krijohen me urdhër nga qeveria, e aq më pak nga ministra “pa zanat”, të korruptuar, që vetëm gënjejnë dhe mashtrojnë popullin.

Shqipëria do të bëhet me punë, liri ekonomike dhe konkruencë të ndershme.

Këtë vend do ta bëjnë ata që e duan.

Login to post comments