×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Prokurori i dosjes 'Tahiri' përballet me Vetingun më 5 qershor

Diel, 03 June 2018 15:24

Tre seanca dëgjimore janë parashikuar për javën e ardhshme, ku dy prokurorë dhe një gjyqtar do të dëgjojnë nga trupa gjykuese përfundimet e kontrollit të pasurisë, integritetit dhe profesionalizmit të tyre.

Njëri prej tyre është edhe Dritan Prençi, prokuror i Krimeve të Rënda angazhuar me dosjen “Tahiri”.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka parashikuar seancën dëgjimore me Prokurorin e Krimeve të Rënda, Dritan Peçi, për datën 5 qershor në orën 11:30 minuta. Ky i fundit është një ndër prokurorët që po heton ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, por Prençi ka në dorë edhe dosje si ajo e Orest Sotës si dhe financierit të Habilajve, Nazer Seiti për ekstradimin e të cilit është në hetim disiplinor nga prokuroria e Durrësit, së bashku me kolegun e tij Vladimir Mara.

Sipas të dhënave të deklaruara deri në vitin 2015 të publikuara në Open Spending Data, Prençi ka deklaruar në vitin 2008 pronësinë e një apartamenti me sipërfaqe 78 m2 dhe vlerë thuajse 32 mijë euro, të blerë me kredi bankare për shlyerje në 10 vjet. Por në 2011-n, prokurori ka deklaruar një tjetër kredi bankare me afat shlyerje 8 vjet, nëpërmjet së cilës ka shlyer në total edhe kredinë e marrë për blerjen e apartamentit.

Në pronësi të tij ka edhe një makinë tip Volswagen me vlerë 2000 euro. Burim të të ardhurave, prokurori deklaron pagën e tij dhe të bashkëshortes, të cilat do të kalojnë në sitën e trupës gjykuese të Vettingut të përbërë nga Genta Tafa (Bungo), Pamela Qirko, Suela Zhegu.

Përveç Ditan Prençit po në 5 Qershor në orën 10 të mëngjesit përballë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit do të jetë edhe gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj, ndërsa një ditë më parë, në 4 qershor KPK do të zhvillojë seancën dëgjimore me prokuroren e Prokurorisë së Përgjithshme, Anila Leka.

                                                                                        

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...