Arrestimet e protestuesve/ “Shpërthen deputeti” i PD-së: “Çfarë loje është kjo z. Rama? Po na çoni në pikën pa kthim”

Hënë, 09 Prill 2018 13:56
Tritan Shehu Tritan Shehu

Ka reaguar nëpërmjet nje statusi në Facebook deputeti demokat Tritan Shehu lidhur me proçedimet penale të protestës së Kukësit, duke thënë se Rama po i çon tensionet politike në vend drejt pikës “pa kthim mbrapa”.

“Urdhri juaj për të proceduar penalisht deputetët, kryebashkiakët e opozitës e qytetarët, është tejet provokues dhe krijon një precedent ekstremisht të rrezikshëm. Kjo nuk ka aspak lidhje me faktin nëse mund të na dënoni apo jo, megjithëse kur regjimet marrin këtë “fytyrë” mund të ndodhë gjithçka, por pak rëndësi ka kjo”, shkruan Shehu.

Ai ka një pyetje për kryeministrin: “Si mendoni se do të influencojë një gjë e tillë për rrugën tonë europiane? Të tilla veprime nuk janë shakara e as lojra fëmijësh!”.

Ai i bën thirrje kryeministrit, si një politikan që beson se politika është “arti i kompromisit dhe gjeneratori i përplasjes” se duhet të ndalojë “këtë makinë të së keqes sa nuk është vonë”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...