Nga Myslim Murrizi
Tallje me taksat e QYTETAREVE.
Rruga Lushnjë-Fier, nga rrotondo e Kolonjës deri tek Mulliri ne Mbrostar, rreth 15 km,po e “gërryejnë” nga 3 cm qe te harxhojnë miliona euro tender.
Për te gjithë Ju qe udhëtoni nga Tirana për ne Fier, po ju pyes se kush duhet te riparohet me pare, rruga Tirane-Durrës, apo kjo Kolonje -Mbrostar?.
Kjo është një vjedhje e hapur, qe bejne sikur e riparojne dhe fusin miliona neper xhepat e tyre.
Prej 5 vitesh ne qeveri, keni mbledhur 20 miliard EURO taksa, me hir e me pahir, dhe i keni përdorur ato vetëm për rilindjen urbane( rreth 400 milion euro), dhe për “ buzëkuqe” DEMAGOGJIKE.
Një rruge te re nuk filluat per 5 vjet ne pushtet.
Një rruge te nisur para jush , nuk e mbaruat per 5 vjet ne pushtet.
Mashtruat dy pale fushata per rrugën e ARBERIT, dhe sot ZERO.
Keni shtuar tre here dhjetëra miliona EURO për rrugën Tirane-Elbasan, dhe deri sot ZERO.
Bajpasin Fier-Levan rreth 20 km prapë e keni lënë siç e gjetet.
Rrugën Kardhiq-Delvine sot është siç ishte para 5 vitesh.
Rruga Qukes-Qafe Plloç është siç e gjetet ne vitin 2013.
Megjithëse me VD sipas postimeve te ERTV , te gjitha këto rruge kane “ mbaruar” ne “ fakt”, keshtu qe nuk keni pse i beni përsëri kot.
Por për te ecur QYTETARET ende nuk janë gati.
Siç duket duan edhe 10 vjet.