Rruga e Kombit, kuksianët: Qeveria po na provokon sërish

Hënë, 04 June 2018 13:56

Pas lajmit për rivendosjen e tarifës së kalimit në Rrugën e Kombit, kanë ardhur reagime zyrtare nga këshilli bashkiak në Kukës si dhe nga kryetari i Bashkisë së Tropojës.

Kryetari i degës së PD-së dhe kryetar i këshilltarëve të djathtë në Këshillin Bashkiak të Kukësit, Arif Rexhmati, ka thënë se taksa zero nuk negociohet.

‘Lajmi për rivendosjen e taksës provokues dhe dashakeq. Taksa zero është e panegociueshme.

Rama duhet t’i kthejë përgjigje Këshilltarëve të Kukësit, Hasit e Tropojës për peticionin lidhur me kërkesën për takes zero dhe lirimin e katër kuksianeve.

Rama duhet të takojë grupet e interesit. Në organet e hetuesisë dhe prokurorisë së Kukësit personave që janë me detyrim paraqitje u kërkohet me ngulm të firmosin fajësinë e tyre duke qenë të pafajshëm.

Shkelje e hapur e të drejtave të njeriut. Thirrje qeverisë të mos e provokojë për së dyti Kukësin.

Rama të mos gabojë për së dyti me Kukësin sepse përgjigja e kuksianëve nuk do të jetë e këndshme.

Këshilli Bashkiak i vendosur në kërkesën për taksë zero në Rrugën e Kombit.”-është shprehur Rexhmati.

Kryetari i Bashkisë Tropojë, Besnik Dushaj ka thënë për Fax Neës se Tropoja nuk do të pranojë asnjë tarifë kalimi në këtë rrugë.

‘Tarifë zero për banorët e Tropojës’-është shprehur kryebashkiaku.

Modifikuar më Hënë, 04 June 2018 14:04
Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...