×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Politikani më me ndikim në Gjermani kërkon largimin e Fatmir Xhafajt

Hënë, 04 June 2018 18:58

Joseph Daul, Presidenti i të djathtës evropiane dhe një nga politikanët më me ndikim në Gjermani dhe në të djathtën evropiane ka kërkuar largimin e Fatmir Xhafajt nga Ministër i Brendshëm gjatë mbledhjes së Asamblesë parlamentare të Partisë Popullore Evropiane.

Ai ka thënë se largimi i Fatmir Xhafës është kusht për të hapur negociatat me Shqipërinë.

“Ne po e ndjekim nga shumë afër qeverinë shqiptare, për shkak të përfshirjes së Ministrit të Punëve të Brendshme në trafikun e drogës dhe krimin e organizuar.

 Nëse nuk përmbushen principet e zbatimit të ligjit, unë nuk shoh se si mund të ketë një përgjigje pozitive për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Ndaj ne duhet të shohim nëse do të ketë ndryshime deri në samitin e ardhshëm”, — u shpreh Joseph Daul.

Login to post comments