Ekspozita në Kryeministri/ Mjeku: Po te isha unë kryeministër, a do mund të hapja një repart hemodialize

Hënë, 04 June 2018 19:38

Sekretari i Përgjithshëm dhe deputeti i PD-së, Arben Ristani ka zgjedhur një mënyrë ironike për të komentuar ekspozitën e Ornela Vorpsit te Kryeministria.

Përmes një postimi në “facebook”, deputeti i PD-së shkruan se çfarë i kishte thënë një mjek për këtë ekspozitë.

“Kryeministri yne, me tha nje mjek i mirenjohur sot, eshte piktor dhe hap ekspozita pikture apo dhe me foto erotike, ne katin e pare te kryeministrise.

Po te isha une kryeminister, pyeti mjeku, a do mund te hapja nje repart hemodialize psh, ne katin e pare te kryeministrise?” me këto fjalë Ristani tallet me ekspozitën që Edi Rama ka hapur në Kryeministri.

Login to post comments