Rama kërkon të shpëtojë nga burgimi Elvis Rroshin

Hënë, 04 June 2018 19:54

Në Gjykatën e Tiranës vijon çështja ndaj ish kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi.  I njohur me disa emra, Rroshi që nuk vinte nga bota akademike apo bota e biznesit, u përzgjodh nga Rama, në kuadër të disa përzgjedhjeve të tjera kriminale, për të kandiduar në qytetin e Kavajës. Dje gjykata e pyeti Rroshin se ku e kishte plotësuar formularin e dekriminalizimit. Njoftimet rreth gjyqit të Rroshit janë të pakta. Përditë e më tepër po shihet fakti i shtyrjes së gjyqeve të tij. Në të njëjtin standard, Rama po e mbron të besuarin e tij, ashtu siç mbrojti të njëjtët persona që preku ligji i dekriminalizimit. Rroshi ishte emër i njohur i botës së krimit. U desh ndërhyrja e fajtorit ndërkombëtar me të dhënat e sjella për tyre për të vërtetuar edhe zyrtarisht atë që ishin folur rreth tij nga Partia Demokratike.

Modifikuar më Hënë, 04 June 2018 19:59
Login to post comments