×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Vokshi: E ardhmja e maturantëve në rrezik, përgjigjet e publikuara nuk korrespondojnë me pyetjet (foto)

Hënë, 04 June 2018 20:43

Deputetja e PD-së Albana Vokshi ka publikuar disa mesazhe të prindërve të maturantëve, të cilët janë të shqetësuar për të ardhmen e fëmijëvë të tyre.

Përmes një postimi në ‘facebook’, Vokshi shkruan se hartimet e provimit ishin të mbushura plot me gabime dhe se përgjigjet e publikuara pas provimit nuk korrespondojnë me pyetjet.

Sipas deputetes demokrate nëse kjo gjë është e vërtetë dhe me mesataren që është vendosur  kjo ngjarje rrezikon të ardhmen e maturantëve.

“Nëse rezulton e vërtetë, në vijim edhe të vendimit te Ministres Nikolla për të rritur në fund të vitit ne 7 notën mesatare per degët e mësuesisë, kjo ngjarje do të ishte në kufijtë e një skandali që mund të vërë në rrezik të ardhmen e 37 mijë maturantëve, të cilët, ashtu si shokët e tyre të para dy viteve, mund të penalizohen dhe t'u mohohet e drejta e studimit nga mungesa e përgjegjësisë nga ana e një ministrie totalisht të paaftë.” shkruan Vokshi.

Postimi i plotë:

E ARDHMJA E 37 MIJË MATURANTËVE SËRISH NË RREZIK!

Sot, nga një numër shumë i madh nxënësish dhe prindërish nga të gjitha gjimnazet e Shqipërisë kam marrë mesazhe të shumta (të cilat vazhdojnë) që shprehen të shqetësuar për provimin e gjuhës së huaj në maturën shtetërore.

Sipas tyre provimet e gjuhëve të huaja, anglisht dhe frëngjisht, ishin të hartuara keq dhe me gabime të shumta ortografike, gramatikore dhe logjike. Akoma edhe më shqetësuese është bërë situata pasi janë publikuar përgjigjet, sipas tyre, nuk korrespondojnë me pyetjet e provimit.

Nëse rezulton e vërtetë, në vijim edhe të vendimit te Ministres Nikolla për të rritur në fund të vitit ne 7 notën mesatare per degët e mësuesisë, kjo ngjarje do të ishte në kufijtë e një skandali që mund të vërë në rrezik të ardhmen e 37 mijë maturantëve, të cilët, ashtu si shokët e tyre të para dy viteve, mund të penalizohen dhe t'u mohohet e drejta e studimit nga mungesa e përgjegjësisë nga ana e një ministrie totalisht të paaftë.

Deputetët e Partisë Demokratike dhe anëtarët e Komisionit Parlamentar për Arsimin do të kërkojnë mënjeherë informacion të plotë dhe të detajuar për provimin e gjuhës së huaj dhe do të ndërmarrin të gjirhë haoat institucionalë në drejtim te sqarimit të plotë të situatës.

Askush nuk mund të luajë me të ardhmen e fëmijëve dhe të rinjve tanë, dhe ne do të jemi në këmbë për të mos e lejuar këtë.

Modifikuar më Hënë, 04 June 2018 20:48
Login to post comments