×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Kreu i FRPD: Qeveria e krimit po bllokon integrimin, nesër sërish protestë (foto)

Hënë, 04 June 2018 21:00

Kreu i të rinjve të FRPD-së, Belind Këlliçi ka reaguar lidhur me protestën e sotme para Ministrisë së Brendshme, të cilën të rinjtë e FRPD-së dhe LRI-së, e quajnë Ministria e Drogës.

Të rinjtë kërkuan largimin e Ministrit te Brendshëm, Fatmir Xhafajt dhe paralajmëruan protesta të vazhdueshme deri në plotësimin e këtij kushti. Këtë herë, para Ministrisë u shfaq një ekspozite, se si paraqitet Shqipëria ne sytë e mediave ndërkombëtare.

 “Integrimi i Shqiperise ne Europe po bllokohet per shkak te Edi Rames, Fatmir Xhafes, Saimir Tahirit e lidhjeve te tyre me krimin”, thotë Këlliçi, ndërsa paralajmëroi sërish protestë nesër në orën 18:00, përpara Ministrisë së Brendshme.

belindi

Login to post comments