Skandali/ Audio që u dërgua në Itali, jo origjinali

Hënë, 04 June 2018 22:42

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka bërë një akuzë tepër të rëndë në drejtim të Prokurorisë kur tha se në përgjimin që ka dërguar për ekspertizë në Itali nuk është zëri i Agron Xhafajt.

Në studion e “Tonight” në Ora News, Kryemadhi tha se sipas denoncimeve në ambiente politike por edhe mediatike, ka dyshime të forta që mund të ketë manipulim.

“Video e dërguar në Itali për ekspertizë nuk është ajo e përdorur nga PD. Është një video tjetër që nuk ka zërin e Agron Xhafajt”, u shpreh kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

Login to post comments