Zgjedhjet në Slloveni/ Berisha: Fitore e qendrës së djathtë europiane

Tuesday, 05 June 2018 09:28

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka përgëzuar Partinë Demokratike të Sllovenisë për fitoren në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, rezultat i cili u shpall ditën e djeshme. Për Berishën kjo është një fitore jo vetëm për shtetin Slloven, por për të gjithë qendrën e djathtë europiane.

Nje fitore e merituar e qendres se djathe ne Slloveni!

Te dashur miq, partia e qendres se djathte, Partia Demokratike Sllovene, aleate e Partise Demokratike te Shqiperise, e udhehequr nga ish dy here kryeministri Janes Janza fitoi dje zgjedhjet e pergjithshme parlamentare!

Me kete rast le te pershendesim ne kete fitore te miqve tane si nje fitore te rendesishme per Slovenine dhe mbare qendren e djathte europiane! Urime miqve tane! sb, shkruan Berisha në "Facebook".

34439597 1017851758375731 7828575952870309888 n

Modifikuar më Tuesday, 05 June 2018 10:23
Login to post comments