Kuksiani i arrestuar për Rrugën e Kombit pëson infarkt pas terrorit të qeverisë

Tuesday, 05 June 2018 13:06

Florian Onuzi, një prej të burgosurve për protestën e rrugës së Kombit, disa ditë më parë, ka pësuar infarkt në qeli.

Mësohet se ai pasi ka pësuar infarkt, është lënë ai lirë pasi gjendja e tij shëndetësore është shumë e rëndë.

Për këtë ngjarje, ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili thotë se ai ka pësuar infarkt pas terrorit që i kanë shkaktuar institucionet e Edi Ramës.

Reagimi i Berishës:

Infarkti i miokardit ne burg i Florian Onuzit te pafajshem, eshte nje krim i shemtuar shteteror!

Te dashur miq, mediat njoftojne se Florian Onuzi vjeç 35 nga fshati Nange i Kukesit ka pesuar infark miokardi nga terrori psikologjik i ushtruar ndaj tij me porosi direkte te Edvin Kristaq Urrejtjes.

Ky krim i shemtuar shteteror eshte mbajtur i fshehte nga autoret e tij, çka provon edhe nje here qarte se terrori i tyre mbi Florianin, absolutisht te pafajshem, eshte shkaku direkt i atakut ne zemer.

Duke denuar me ashpersine me te madhe kete akt barbarie, i uroj nga zemra Florianit sherim te plote dhe ju bej thirrje te gjithe qytetareve te Kuksit dhe mbare Shqiperise te krrejme nje minute e me pare nga pushteti kalbesiren e Edvin Kristaq Urrejtjes! Sb /55News.al/

Modifikuar më Tuesday, 05 June 2018 13:38
Login to post comments