Video/ “Rama kërkon të përdorë turpshëm institucionet e drejtësisë”

Tuesday, 05 June 2018 13:47

Lëvizja Socialiste për Integrim mblodhi sot Grupin Parlamentar. Në një komunikim për mediat pas mbledhjes kreu i këtij grupi, Petrit Vasili foli për situatën e krijuar në sistemin e drejtësisë dhe dështimin, siç e quajti ai, të reformës në drejtësi.

Vasili tha mazhoranca kërkon të përdorë turpshëm institucionet e drejtësisë.

 

Pjesë nga deklarata

Grupi Parlamentar i LSI-së zhvilloi mbledhjen e tij dhe mori në shqyrtim disa momente kyç dhe shumë të rëndësishme të politikës aktuale,zhvillimeve të saj dhe njëherazi përcaktoi dhe qëndrimin e qartë dhe të prerë të grupit lidhur me to. Praktikisht Grupi Parlamentar i LSI-së konstatoi se situata në Shqipëri, në mënyrë të veçantë e Reformës në Drejtësi është shumë e rënduar. Kjo Reformë ka hyrë në qorrsokak, është deformuar qëllimisht nga mazhoranca për ta kapur atë dhe për ta përdorur në duart e saj si kamzhik kundra qytetarëve, por edhe në mënyrë të veçantë të opozitës shqiptare. Dhe sigurisht situata bëhet akoma më delikate kur edhe Presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Tsereteli, i cili pati një mision në Shqipëri thekson:  Ne pamë një situatë të ndërlikuar me Reformën në Drejtësi, zbatimin e ligjit dhe luftën kundër drogës dhe krimit të organizuar. Ne besojmë se përveçse kësaj Reforma Zgjedhore është vendimtare”. Presidenti I Asamblesë Parlamentare të OSBE-së gjithashtu nënvizon: Duhet theksuar se Gjykata Kushtetuese nuk funksionon. E njëjta situatë me Gjykatën e Lartë. Me të gjitha këto, është shumë e vështirë që të mbahet demokracia”.

Këto janë afirmime jashtëzakonisht të rënda, të cilët vijnë nga institucione më të rëndësishme politike europiane dhe demonstrojnë qartë se në ç situatë ndodhet Reforma në Drejtësi në Shqipëri. Njëherazi Grupi Parlamentar i LSI-së shqyrtoi dhe nismën më të fundit lidhur me statusin e Gjyqtarëve dhe të Prokurorëve dhe zgjidhjet që mazhoranca ka prurë për këtë çështje, për këtë bllokim të qëllimshëm që i ka bërë. Këto zgjidhje që mazhoranca sjell janë qartësisht riciklim i instrumenteve të vjetër të drejtësisë së vjetër me qëllimin e vetëm kapjen sërish në mënyrë përfundimtare të Drejtësisë. Propozohet në mënyrë të qartë te këto ligje që për emërimet dhe të gjitha çështjet që lidhen me këto ligje, ti bëjë Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe Prokurori I Përgjithshëm. Pra ka dy synime shumë të qarta: Këshilli i Lartë i Drejtësisë, i cili mban peshë përgjegjësie të jashtëzakonshme për zhvillimet dhe mosndëshkueshmërinë të jetë ai instrumenti i vjetër më i akuzuari dhe më i anatemuari, ai që do të ndërtojë pra, emërimet e Drejtësisë së re.

Modifikuar më Tuesday, 05 June 2018 14:43

Video

Login to post comments