Komisionit të Venecias i doli fjala, drejtësia po shkon në dorën e mazhorancës

Tuesday, 05 June 2018 17:55

Deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj thotë se maxhoranca po tenton të kapë të gjithë sistemin e drejtësisë duke emëruar njerëz të afërtë me të.

Sipas tij rreziku për të cilin paralajmëroi Komisioni i Venecias se drejtësia mund të kapet nga njëra palë po rezulton profetik.

Por a mund të shpëtohet reforma në drejtësi?

Deputeti i PD-së mendon se ka ende një shpresë pasi baza kushtetues eështë votuar me 140 vota me konsensus. Alibeaj theksoi se hapi i parë është të rishikohet baza ligjore pasi u dëmtua me 7 ligjet e famshme.

“Ende nuk ka vdekur shpresa, këtë edhe mund të them, për sa kohë që baza kushtetuese është miratuar me 140 vota, ajo që ka çaluar është trajtimi që iu bë risive të reja në rrafshin ligjor.

7 ligjet e famshme e përmbysën atë çfarë ishte shkruar në Kushtetutë. Sot rruga e vetme për të rikthyer besueshmërinë tek reforma dhe për ta sjellë në përputhje me kushtetutën është një rishikim i sinqertë, profesional i këtyre ligjeve. Të rishikohet kodi i procedurës penale që Agron Xhafaj e shumë të tjerë detyruan ministrin italian të vinte këtu se nuk ekstradohen shqiptarët e dënuar, të rishikohet ligji që vendosi filtrat për zgjedhjen e anëtarëve që zgjidhen nga Parlamenti të Këshillit të Lartë të Prokurorisë apo Këshillit të Lartë Gjyqësor se nuk jep garanci, asnjë person që ka qenë hetues apo prokuror komunizmi, asnjë person që është afilacion i ngushtë politikë i miistrave të PS-së apo njerëz që nuk kanë qenë korrekt me ligjin nuk japin garanci. Hapi parë është të rishikohet baza ligjore”, tha ndër të tjera Alibeaj.

Ai theksoi se nësë nuk bëhet kjo procesi shkon në një pikë të pakthyeshme dhe për ta kthyer situatën në gjendje të pranueshme do duhej të bëhej një reform mbi reformën në drejtësi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...