Këlliçi lajmëron protestën e nesërme: Qeveria e Ramës duhet dërguar në emigrim

Tuesday, 05 June 2018 19:32

Duke renditur shkatërrimet që qeveria e Edi Ramës i ka sjellë Shqipërisë, kreu i FRPD-së Belind Këlliçi lajmëron se nesër do të ketë sërish protestë.

Përmes një postimi në “facebook”, Këlliçi se në vetëm tre vjet 1 milionë shqiptarë kanë aplikuar për lotarinë amerikane e se me qindra mijra të tjerë kanë kërkuar azil politik.

“1 milione shqiptare ne 3 vjet kane plotesuar formularin per llotarine amerikane. 110 mije te rinj zyrtarisht kane kerkuar azil ne vendet e BE. 290 mije qytetare nuk sigurojne dot ushqim te mjaftueshem.”

Më tej kreu FRPD-së shton se fasadoqeveria kërkon vetëm fshëhjën e parave të drogë e të krimit, “Kjo eshte e verteta qe fasadoqeveria kerkon ta fshehe me ndihmen e parave te droges dhe krimit.” shkruan Këlliçi.

Për të zgjidhja e vetme është dërgimi në emigrim i kësaj qeverie, ndaj nesër do ketë sërish protestë në orën 18:00.

Postimi i plotë”

1 milione shqiptare ne 3 vjet kane plotesuar formularin per llotarine amerikane. 110 mije te rinj zyrtarisht kane kerkuar azil ne vendet e BE. 290 mije qytetare nuk sigurojne dot ushqim te mjaftueshem. 10% e femijeve ushqehen vetem nje here ne dite. 50 mije femije shfrytezohen ne pune te renda. 12 kryefamiljare jane vetevrare se s’paguanin dot faturen e energjise elektrike.

Dy ministra te brendshem te Edi Rames jane faktuar si bashkpunetore te trafikanteve te droges. Ky eshte realiteti i Shqiperise me Edi Ramen. Kjo eshte e verteta qe fasadoqeveria kerkon ta fshehe me ndihmen e parave te droges dhe krimit. Shqiperia eshte kthyer ne diktature, drejtesia ka vdekur, rendi eshte ne duar te krimit, kryetari i opozites survejohet nga policia dhe narko-kryeministri na shet perralla me punesim dhe zhvillim.

Po nuk reaguam sot, neser narko-kryeministri nuk do te na mohoje vec fjalen por do te na kercenoje dhe jeten. O sot o kurre te shporrim narko-kryeministrin qe rri si korb mbi kokat e shqiptareve.

Ndaj zgjidhja e vetme na mbetet te cojme ne emigrim Edi Ramen, Fatmir Xhafen, Saimir Tahirin, Erion Veliajn, Vangjush Dakon, Gramoz Rucin, Taulant Ballen, Qazim Sejdinin, Ilir Beqjan, Termet Pecin, Artur Bushin, Arben Ahmetajn, Damian Gjiknurin, Lindita Nikollen, qe te rrijne 2 milione shqiptare ketu, qe rinia te jetoje ne Shqiperine Europiane.

Neser shihemi perseri ne oren 18:00 ne proteste ✌🏻

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...