Kush e dëgjon Ramën?

Tuesday, 05 June 2018 19:44

Kryeministri i vetëm prej rënies së diktaturës, që nuk ka një bilanc të punës së tij në raport me qytetarët është Edi Rama. Në mungesë së veprave të kryera shefi i ekzekutivit shqiptar përdor çdo ditë median e vënë nën kontroll me mjetet që ai i di mirë, me qëllim për të bërë propagandë, për të shpikur arritje të qeverisë, si dhe aty ku nuk ka porositë jepen të dalin armiqtë si në kohën e qoftëlargut babait shpirtëror të tij Enver Hoxhës.

Si dikur Enveri, sot Rama paturpërisht ka nisur një tur të cilin e ka quajtur “Turi i llogaridhënies” dhe shfaqet gjoja gju me gju me popullin për të dëgjuar hallet dhe problemet me të cilat ata përballen. Në fakt Ramën nuk ka kush e dëgjon, veç armatës së militantëve dhe ato në pakësim si dhe administratës së urdhëruar për të qenë aty ku shkon kryeministri askush tjetër nuk është i interesuar të dëgjojë pallavrat e tij.

Si çdo ditë, as sonte Edi Rama nuk ia kurseu shqiptarëve daljen në ekranet televizive,

duke ndotur ekranet dhe ndërkohë transmetimi Live çon në harxhimin dhe paratë e shqiptarëve.

Por edhe pse një turrë njerëzish nën kontroll të sjell aty me urdhër partie sërish Ramën e shohim të gjindosur i cili acarohet më anëtarët e partisë së tij të cilët i kërkojnë llogari, i thonë të lëviz duke e krahasuar me një ujë të qelbur duke i kërkuar të bëj ndonjë punë dhe të iu shërbejë qytetarëve.
E për rrjedhojë kryeministri e humb shpesh toruan, nevrikoset, nuk ju jep fjalën qytetarëve, iu heq atyre, i ofendon. Ky është absolutisht një tregues i qartë i faktit që Edi Rama është izoluar, turi i tij nëpër Shqipëri është një monolog pasi nuk ka kush ta dëgjojë Ramën sepse ai nuk ka çfarë të thotë!

Modifikuar më Tuesday, 05 June 2018 19:49
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...