Rama në Vlorë, qytetari : I keni lënë rrugët si sytë që t’ju pëlcasin, turp i botës

Tuesday, 05 June 2018 20:18

Në takimin e sotëm me qytetarët në Orikum për çeljen e sezonit turistik kryeministri Edi Rama ka replikuar me qytetarët në videon e tij të publikuar në Facebook.

Rama prezantoi një sërë projektesh, që nga rrugët, tek infrastruktura e turizmit në jug e deri te aeroporti i Vlorës, të supozuara se do ti bëjë.

Por qytetarët në Facebook, i kanë kërkuar shtrimin e rrugëve të cilat në shumë zona të Vlorës janë në gjenje skandaloze.

Bisedimi:

Qytetari: Bravo per turizmin por duhet rregulluar sherbimi dhe cmimet e ushqimeve.Jo per tre muaj te nxjerrim investimin ,duhen vite per te nxjere fitim te mbare jo me nje te rene te lapsit boss

Rama: Sherbimi eshte sfide me vete, nuk rregullohet lehte pas shume vitesh pa asnje lloj shkollimi e trainimi profesional, ndersa cmimet i di tregu jo qeveria

Qytetari: shtroni rruget ju se lat nam i keni len fshatrat si syt tuaj tu pellcasin ,e lini detin se deti i shtruar esht nga perëndia

Rama: I kemi lene ne? Jo Emanuel, i kemi gjetur keq dhe po bejme cmos me sa mundemi, po nuk behen te gjitha menjëherë

Qytetari: Sistemo rruget o njeri se jane bo si turpi botes. Nga hecen nga ajri apo nga toca.

Rama: Nuk jane bo kane qene dhe duhet te lanim borxhet njehere, se rruget nuk behen me komente ne fb, behen me para

Qytetari: Sapo u ktheva nga Vlora. Pisllek gjithandej. Pylli i Sodès eshte ber mè keq se Sharra e Tiranes. Ju flisin por se kini idene se çthoni

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...