Video/ Rama i fal detin Greqisë, tradhëton vendin

E Enjte, 07 June 2018 11:17

Ish-Kryeministri Sali berisha, në një deklaratë për mediat ka denoncuar qeverinë Rama për tradhëti kombëtare pasi së bashku me ministrin Bushati po falin detin e Shqipërisë. Berisha është shprehur se marrëveshja për detin duhet të kalonte në Gjykatën Kushtetuese, por është imponuar nga pala greke. Marrëveshja është antikombëtare pasi ky vendim ëshrë marrë nga vetë Rama dhe Bushati, ka theksuar më tej ish-Kryeministri.

“Grekët në mënyrën më arrogante dhe prepotente i kanë dorëzuar palës shqiptare marrëveshjen përfundimtare dhe i kanë thënë: Merreni se për këtë s’ka asnjë koment, asnjë diskutim. Pra, që s’mund ta komentojmë e diskutojmë”, tha ai.

Berisha thotë se në marrëveshje, grekët bëjnë të qartë ndalimin e fjalëve “koncesione” dhe “ekuiti” për zonën ekonomike.

Ish-Kryeministri flet për refuzim të marrëveshjes nga një pjesë e anëtarëve dhe për tradhti nga dy prej tyre. Akuzon edhe Kryeministrin Rama se po kërcënon anëtarët e delegacionit shqiptar.

“Disa anëtarë të delegacionit kanë shprehur refuzimin e plotë, kanë bërë letra për shefat e tyre ku i njoftojnë për imponimin që kërkon të bëjë pala greke. Skapi famoz dhe agjenti Muçollari arrinin që të falsifikojnë edhe minutat e diskutimeve, të bindin për të firmosur letra pasi janë hequr gjërat nga aty. Dy persona secili më i zi se tjetri, Skapi famoz dhe spiuni Muçollari, i njohur se punon në çdo rast kundër Shqipërisë. Nga Edi Rama, anëtarët kanë marrë kërcënime për largime imediate nga Athina dhe bisedimet”, vijoi ai.

Berisha thotë se edhe ishulli i pabanuar, Othon merr fuqi të plotë, njësoj si ishull i banuar.

“Ishulli Othon merr fuqi të plotë, si për ujërat territoriale ashtu dhe për zonën ekonomike. Ai ishull që bëri zhurmë pala greke i bën të qartë palës shqiptare se ishulli ka të gjithë fuqinë si një ishull të banuar”, u shpreh ish-Kryeministri.

Berisha deklaroi gjithashtu se të gjitha këto përforcohen nga deklaratat e ministrit grek të Mbrojtjes, Panos Kamenos.

“Kamenos ka thënë se Greqia do të zgjerojë ujërat territoriale. Ndaj kujt do t’i zgjerojë? Sigurisht ndaj Shqipërisë”, thotë ai.

Modifikuar më E Enjte, 07 June 2018 12:04

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...