Këshilltarët e PD-së: Bashkia t'u kthejë qytetarëve lekët e vjedhura nga taksat

E Enjte, 07 June 2018 11:42

Këshilltarët e Partisë Demokratike kanë bërë bjë deklaratë për mediat pas përfundimit të mbledhjes së sotme të Këshillit Bashkiak. Kreu i këshilltarëve demokrat, Kreshnik Çollaku tha se çdo qytetar është dëshmitar i taksave të reja të ngritura në kurriz të shqiptarëve. Taksa e fundit e ngritur është ajo e ujit. Aiu ka kërkuar qytetarëvë të Tiranës të paraqiten në gjykatë me faturën e ujit dhe të kërkojnë paratë e marra nga bashkia në mënyrë abuzive. Sipas këshilltarëve të PD-së vendimi për rritjen e çmimi të ujit është i pavlefshëm, pasi një vit më parë ky vendim u mor vetëm me votat e 25 anëtarëve.

Gjithashtu këshilltari Fatjon Topollaj tha se shumë shpejt gjykata do ta rrëzojë këtë vendim.

“Ky vendim ka kaluar në mënyrë krejtësisht të paligjshme rreth një viti më parë dhe sikurse gjykata na dha të drejtë për një padi të dorëzuar nga ne për pavlefshmërinë e 6 mandateve, gjykata shumë shpejt me të njëjtën arsyetim do të rrëzojë edhe çmimin e rritur të ujit të pijshëm në qytetin e Tiranës”, tha Topollaj.

 “Është aritmetikë e thjeshtë, këshilli i bashkisë përbëhet nga 61 anëtarë, ndërsa vendimi për rritjen e çmimit të ujit është marrë nga 25 anëtarë të rregullt të anëtarëve të bashkisë. Gjykata do ta shpallë të pavlefshme rritjen e çmimit të ujit. Rritja e  çmimit të ujit është i pavlefshëm dhe qytetarët nuk kanë pse të paguajnë”, tha këshilltari i opozitës.

Modifikuar më E Enjte, 07 June 2018 12:34

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...