Olsi Rama ka udhëtuar në makinë me trafikantët e Xibrakës

E Enjte, 07 June 2018 22:24

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, të enjten, është shprehur se i vëllai i kryeministrit të vendit, Olsi Rama është i përfshirë drejtpërdrejt në trafikun e drogës dhe i dokumentuar nga struktura të caktuara të policisë me të dënuarit dhe të arratisurit e çështjes Xibraka.

Basha në studion e emisionit “Opinion”, deklaroi se për  Xibrakën, së pari, duhet pyetur më parë ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, pasi është karta më e fortë e arritjes së një pakti mafioz Rama-Tahiri. Ai tha se kjo çështje, implikon drejtpërdrejt Olsi Ramën, i vëllai i kryeministrit të vendit, i cili është dokumentuar përmes sistemeve të policisë kriminale dhe kufitare në rrethana bashkëpunimi dhe bashkë udhëtimi me të dënuarit dhe të arratisurit kryesor të çështjes Xibraka.

Kreu i PD-së, tregoi detaje edhe për kapjen e një sasie kokaine në Maminas, e cila konsiderohet si një nga sasitë më të mëdha të kapura në vend. “Informacioni që ne kemi bërë publik është që afera e kokainës së Maminasit është një aferë e cila vërteton në radhë të parë, krimin e organizuar shqiptar me bështetjen e qeverisë shqiptare, i cili është ngritur një shkallë më lart, që është shkalla e trafikut më të madh në botë. Ta marrë dhe ta porosisë direkt nga Kolombia drogën. Kjo nuk ndodh kurrë që një ngarkesë kaq e madhe të mbërrijë pa patur më parë ngarkesa më të vogla që kalojnë të gjitha hallkat”,- tha ai.

Sipas tij, një detaj tjetër është se e gjithë kjo nuk ndodh kurrë pa garancinë e nivelit më të lartë, duke shtuar se ky nivel nuk mund të jetë ministri i Brendshëm, pasi ai nuk ka fuqi, por implikimi shkon deri tek kryeministri i vendit.

“Andaj, droga e Maminasit është njësoj e lidhur drejtpërdrejt si me rastin e drogës së Xibrakës, e lidhur me familjen Rama. Për të parë për Xibrakën, duhet të pyesësh Saimir Tahirin sepse është karta më e fortë që është arritur pakti mafioz Rama-Tahiri. Çështja e Xibrakës kompromenton drejtpërdrejt Olsi Ramën. I cili është dokumentuar përmes sistemeve të policisë kriminale dhe kufitare në rrethana bashkëpunimi dhe bashkëudhëtimi me të dënuarit kryesor dhe të arratisurit kryesor të çështjes Xibraka”, – tha Basha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...