Gjiknuri kthehet në vendin e krimit

E mërkurë, 11 Prill 2018 13:05

Kur kanë kaluar disa ditë nga protesta e kuksianëve kundër taksës për rrugën e Kombit, ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj ka shkuar në Kukës, për të folur me banorët e këtij qytetit lidhur me këtë taksë.

Edhe pse këto takime duhet të ishin bërë para se protesta të ndodhte, Ahmetaj vetëm ditën e sotme ka shkuar për të biseduar me ta.

“Qeveria po negocion për një pakete te lehtësuar për banoret e Kukësit për tarifën e rrugës se Kombit”- ka deklaruar Ahmetaj.

Kjo tentativë vjen pas kërkesave të njëpasnjëshme nga banorët e Kukësit dhe jo vetëm për heqjen e taksës për rrugën e Kombit, taksë kjo e vendosur nga qeveria e Kryeministrit Edi Rama.

Po ashtu, Ahmetaj ka folur me bizneset nga Kukësi për çështjen e TVSH-se, ku edhe për këtë çështje shumë biznese janë shprehur kundër kësaj nisme.

“Informim intensiv për përfshirjen ne skemën e deklarimit, do komunikohet me çdo biznes ne te gjithë Shqipërinë. Nuk është takse e re, është vetëm detyrim për deklarim”- ka sqaruar ministri.

Sipas tij, deklarimi i TVSH nuk ka ngarkese te shtuar fiskale për bizneset. “Deklarata do jete e thjeshtuar, asistence nga tatimet për deklarimin, nuk ka gjoba ne rast te gabimeve ne deklarim”- tha me tej ai.

Qindra kuksianë protestuan pak ditë më parë kundër vendosjes së taksës për këtë rrugë, ndërsa të irrituar dogjën kabinën ku bëhet pagesa.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...