×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 53

Presidenca reagon pas raportit të Freedom House dhe lajmit për letrën e Llallës

E mërkurë, 11 Prill 2018 17:06

Në Presidencë dyshojnë se raporti i Freedom House ka lidhje me lajmin e letrës që Llalla ka dërguar në Kongresin Amerikan, ku ai rrëfehet për kërkesën që i ka bërë ambasadori amerikan Donald Lu për arrestimin e Ilir Metës.

Sipas këshilltarit të presidentit, Emiljano Aleksi kjo nuk është e rastësi, por ka si qëllim të dëmtojë integritetin e Institucionit të Presidentit përmes mëyrave mafioze.

Reagimi i plotë i Aleksit

Dozat kolumbiane mbi të cilat bazohej raporti i “Albanian Freedom House”, jo rastësisht u shoqëruan sot me shkrime nga portale të oligarkisë.

Asgjë e rastësishme por një orkestrim mafioz për të krijuar fokuse artificiale në dëm të integritetit të Institucionit të Presidentit të Republikës.

Me neveri i hedhim poshtë këto provokime të orkestruara në mënyrë mafioze e ordinere, nga portale që përdoren në përpjesëtim të drejtë me koncesionet, në kurriz të qytetarëve shqiptarë.

Login to post comments