×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 53

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Reagon Donald Lu: Llalla gënjen për Metën, rrezikon të shkojë në burg

E mërkurë, 11 Prill 2018 22:29

Ambasadori amerikan në Tiranë ka reaguar pas publikimit në lapsi.al të letrës së ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla i cili shprehej se Donald Lu i kishte kërkuar në vitin 2015 arrestimin e Ilir Metës. Në një reagim, diplomati amerikan shprehet se Llalla gënjen dhe se ai është një zyrtar i korruptuar që rrezikon të shkojë në burg.
“Ish-Prokurori i Përgjithshëm Llalla është një zyrtar publik i korruptuar dhe i diskredituar, i cili është nën hetim aktiv për pastrim parash dhe pasuri masive të pashpjeguara. Nuk është për tu habitur që ai vazhdon të flasë kundër reformës në drejtësi sepse tani rrezikon të shkojë në burg për korrupsionin e tij.
Ai ka pretenduar se brenda katër muajsh nga mbërritja ime në Tiranë, unë i paskam thënë të arrestojë ish-Kryetarin e Kuvendtit, Ilir Meta. Kjo është një gënjeshtër absurde nga z.Llalla, pa kurrfarë baze në fakte. Gënjeshtra e tij fyese është një ofendim për Presidentin Meta dhe popullin shqiptar” – thotë Lu në reagimin e tij.

Modifikuar më E Enjte, 12 Prill 2018 10:17
Login to post comments