Edvinin dhe Qeverinë e tij e mbulon ‘pluhuri i bardhë’

E Enjte, 12 Prill 2018 19:27

Një seancë aspak e zakonshme mund të cilësohet ajo e ditës së djeshme, ndërsa zgjati më pak se 45 minuta. Opozita ashtu edhe siç kishte paralajmëruar një ditë më parë bashkoi forcat për të mos lejuar që Rama t’ia hidhte paq, duke mos marr asnjë lloji dënimi, pavarësisht se derdhi një lum sharjesh e fyerjesh ndaj qytetarëve të vet. Fjalorit dennigrues e poshtërues, kryeministri i shtoi edhe aferën e rëndë që cënon në tërësi drejtësinë në Shqipëri, atë të arrestimit me burg të 11 kukësianëve që u ngritën në mbrojtje të të drejtave të tyre. Teksa Rama u shfaq në Kuvend pak minuta pasi kishe nisur seanca, Opozita zbarkoi e gjitha aty, duke i kërkuar së pari Ruçit largimin e Ramës dhe lirimin e kukësianëve. Por, thirrja e tyre si gjithmonë ra në vesh të shurdhët, duke marr edhe përbuzjen e kabinetit që i ka të qarta si drita e diellit synimet e tyre, pra vetëm vjeljen e shqiptaërve përmes gjobave, taksave dhe faturave të befasishme. Të gjendur përballë kësaj situate, edhe pse pritej prej Opozitës se jo më kot kishte lajmëruar një seancë jo të zakonshme, Basha, Kryemadhi dhe të gjithë deputetët opozitar bllokuan foltoren, duke mos lejuar që të merrej fjala nga deputetët e mazhorancës. Basha e mbajti një fjalim teksa kërkoi me ngulm lirimin e 11 kuksianëve dhe qytertarëve të ndershëm që vuajnë dënimet për të kënaqur orekset qeveritare. Për kreun Basha një Parlament që mbron me zell trafikanët dhe kriminelët dhe burgos qytetarët e nëpërkëmbur nuk e meriton më një emër të tillë. Ndaj Basha i bëri apel qytetarëve shqiptar kudo ndodhen që të reagojnë me çdo kusht e çfardo çmimi. Pas fjalimit, Opozita u provokua nga ministri i Edvinit, konkretisht Bushati, i cili gjuajti me ujë deputetët e opozitës. Opozita reagoi ndaj kësaj situate, duke gjuajtur me miell dhe jo më kot me miell, pasi mielli simbolizon plantacionet me kanabis që mbushën Shqipërinë nën drejtimin e Edvinit. Ruçi u tregua i gatshëm që t’i dënonte deputetët e Opozitës, por nuk ndërmorri ansjë veprim ndaj ministrit Bushati që gjuajti me ujë jo vetëm deputetët opozitar, por edhe gardën e Republikës. Dystandardi i Rama-Ruçit vihet në zbatim gjithmonë kur duhet mbrojtur kazani qeveritar. Por, sado mbrojtje iu sigurua Edvinit, tmerri që e mbërtheu nuk iu fsheh për asnjë çast nga fytyra, ndërsa nën dhëmbë kërcënonte depuetët e opozitës. Seanca përfundoi shumë shpejt. Ndërsa deputetët opozitar dolën në oborr, kryeministri ia mbathi nga dera e pasme e Kuvendit, duke mos pasur guximin të thonte asnjë fjalë për situatën. Duhet theksuar që reagimi i Opozitës ishte mëse i drejtë në një kohë që po dhunohen qytetarët shqiptar, po zhvaten e taksohen sipas oreksit të klientëve qeveritar.

Modifikuar më E Enjte, 12 Prill 2018 19:31
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...