×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Dhurata Çupi: Kemi përballë një kryeministër që çdo ditë tallet e fyen gratë

E Enjte, 12 Prill 2018 20:52

Deputetja e partisë Demokratike Dhurata Çupi ka reaguar në lidhje me situatën e sotme në parlament dhe për sjelljen e kryeministrit Edi Rama, ndaj grave.

Çupi është shprehur pas situatës së sotme është kërkuar nga gratë deputete të maxhorancës që të mblidhet Aleanca e Grave Deputete.

“Parlamenti është i sovranit dhe ne jemi aty për të mbrojtur interest e tij. Gratq parlamentare më së shumti duhettë jenë në atë pozicion për të përfaqësuar e mbrojtur interesat e grave shqiptare kudo. Pas seancës së sotme në kuvend, një situatë e paralajmëruar nga reagimi qytetar prej ditësh, është kërkuar nga gratë deputete të maxhorancës të mblidhet Aleanca e Grave Deputete. Për këtë arsye duke qenë në krye të kësaj Aleance e gjej me vend një reagim, ku dua të theksoj se ky organizëm parlamentar nuk mund të ketë qëllim kryesor të tij thjesht mbrojten e grave deputete, port ë grave në të gjithë vendin si dhe hartimin e politikave për ti mbrojtur ato.” ka thënë Çupi.

Deputetja e partisë Demokratike po ashtu tha se përball kemi një kryeministër që di vetëm të tallet me gratë. “ Ne nuk mund të mblidhemi sa herë ndihen ngushtë kryeministrat burra të çdo lloj force politike qofshin ato përfaqësojnë. Ndërsa në rastin konkret kemi përball një kryeministërqë çdo ditë e sa herë i jepet rasti, tallet e fyen gratë e që nuk kursen asnjë fjalë nga fjalori i dhunshëm apo kërcënon pa teklif këdo, çdo familje dhe çdo ditë përmes politikave të tij dëshpëruese e verferuese.”  tha ajo.

“Ne duhet të mblidhemi gjithmonë për të dhënë zgjidhje e propozime për gratë e dhunuara, të diskriminuara, ato të cilat vuajnë nga mungesa e politikave të zhvillimit ekonomik, barazisë apo çdo lloj fenomeni që ua vështirëson jetën çdo ditë. Për këtë arsye mendoj që për sa kohë ne e kemi të qartë misionin tonë e konsideroj të pakuptimtë një kërkesë të tillë nga gratë parlamentare. Zonjat në parlament duhet të jenë shpresa dhe optimizmi nga e cila presin mijëra gra në gjithë Shqipërinë. Ndërkaq panorama e revoltës në Parlament vjen si një vokacion i qytetarëve shqiptarë për gjendjen ekonomike dhe kushtet në të cilat ata jetojnë.’ tha Çupi

Login to post comments