kryeminstri Edi Rama dhe Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, gjatë një seance parlamentare, ku është debatuar në lidhje me arrestimin e Emiljano Shullazit dhe kërcënimet ndaj kandidatit për rektor në Universitetin e Tiranës. Ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj ka treguar për bisedën që ka zhvilluar me një prej ambasadorëve të shteteve të fuqishme brenda Bashkimit Europian. Mustafaj tregoi se në një prej kafeve të Tiranës, ambasadori i ka thënë se Shqipërisë mund të mos i hapen negociatat si një penalizim ndaj kryeministrit Edi Rama.
Sipas fjalëve të ambasadorit, disa shtete të BE-së janë të pakënaqura me faktin se qeveria e Ramës iu bë mburojë ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili po hetohet për përfshirje në trafikun e drogës.
“Negociatat mund të mos hapen vetëm pse Saimir Tahiri nuk është në burg, si një penalizim ndaj kryeministrit. Janë vende shumë të rëndësishme që u ka peshë fjala dhe mund të vendosin veton. Saimir Tahiri po i bëhet barrë Shqipërisë. Sjellja që ka Edi Rama dhe qeveria, për ta marrë nën sqetull Tahirin, po i bëhet barrë Shqipërisë”, tha Mustafaj.