Kryeministri Edi Rama i është trembur protestave që opozita do të organizojë ditën e shtunë në Shkodër. Edhe pse në axhendën e kryeministrit Shkodra ishte qyteti ku Rama do të inspektonte disa punime të qeverisë, një deklaratë e demokratëve të këtij qyteti ka bërë që ai ta anullojë udhëtimin për në Shkodër.
Burime për 55news.al mësojnë se Rama do të udhëtojë drejt Fierit mëngjesin e të shtunës, e jo në Shkodër. Siç duket ai i trembet reagimit të qytetarëve shkodranë të cilët ndejtën për më shumë se 5 javë nën ujë nga përmbytjet e fundit. Rama refuzonte ti vizitonte apo të shpallte gjëndjen e jashtëzakonshme që ligjërisht detyron qeverinë të dëmshpërblejë dëmet.