Ngritja e qendrës për luftëtarët e ISIS/ Mediu : Siguria kombëtare në rrezik

Premte, 08 June 2018 17:36

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu ka reaguar ditën e sotme në lidhje me lajmin se në Shqipëri mund të ngrihet një kamp pritjesh për refugjatët.

Mediu shprehet se çdo ide për të ngritur një qendër në Shqipëri për rehabilitimin, grumbullimin e “Foreign Fighters të ISIS” të kthyer nga Siria, apo qendër refugjatësh është një hap shume i rrezikshëm i pamenduar dhe kërcënues për Shqipërinë dhe për të gjithë rajonin.

Sipas tij sot siguria jonë kombëtare është më e rrezikuar se kurdoherë, ndaj Presidenti Meta duhet që urgjentisht të kërkojë të gjithë informacionin për këto lajme, qëndrime apo larg qoftë vendime të Ramës.

Postimi i plotë:

Te dashur miq

Pjesmarja e Shqiperise ne luften kunder terrorizmit si vend anetar i NATOs eshte domosdoshemri dhe per me tej nje nevoje e brendeshme duke konsideruar faktin se ka pasur rreth 140 Foreign Fighters te ISIS nga Shqiperia qe kane shkuar drejt Sirise

Kjo tregon se ka pasur dhe ka nje terren konkret te rekrutimit dhe veprimit te strukturave terroriste dhe lidhjeve te tyre ne vend.

Ndalimi para disa kohesh I aktit terrorist kunder ekipit kombetar te Izraelit tregon qarte qe strukturat terroriste jane aktive ne Shqiperi dhe rajon.

Finacime per radikalizimin e fese Islame me lidhje terroriste kane qene prezente

Te gjitha keto te dhena perbejne kercenim serioz per Sigurine tone kombetare.

Cdo ide per te ngritur nje qender ne Shqiperi per rehabilitimin, grumbullimin e Foreign Fighters te ISIS te kthyer nga SIRIA, apo qender refugjatesh eshte nje hap shume i rrezikshem i pamenduar dhe kercenues per Shqiperine dhe rajonin.

Se pari strukturat e sigurise dhe te rendit ne Shqiperi jane te dobeta dhe te korruptueshme

Se dyti me gjithe arritjet e Sherbimeve tona te inteligjences ato akoma nuk jane ne nivelin e sherbimeve te vendeve me te zhvilluara si nga baza e te dhenave qe disponojne(pjesen me te madhe te te dhenave per individ me lidhje terroriste e marin si informacion nga sherbime partnere), po ashtu dhe nga niveli teknologjik qe perdorim dhe per me teper nga kualifikimi I personelit te sherbimit me gjithe respektin per punen e tyre

Se katerti, rritja e influences se krimit te organizuar, trafikut te droges, korrupsionit lidhjet me qeverine krijon nje potencial jashtezakonisht te rrezikshem te lidhjes se terrorizmit me krimin e organziuar qe do kishte pasoja te medha per Shqiperine dhe rajonin.

Qeveria duhet te lere aventurat per interesa momentale politike.

Sot siguria jone kombetare eshte me e rrezikuar se kurdohere.

Gjeopolitika me Ballkan me rritjen e influences Ruse, shqetesime per rritjen dhe kontrollin e Turqise jo per interesa partneriteti strtaegjik por te mirefillta te kontrollit poltike sic shprehen liderat Europian, aktivizkmi i sherbimeve te Iranit edhe per shkak te MEK, trafiku I droges dhe Pastrimit I parave jane kercenime serioze me te cilat duhet te meremi seriozisht.

Siguria kombetare nuk eshte vetem ceshtje e Edi Rames apo qeverise ajo I takon parlamentit dhe Keshillt te Sigurise Kombetare.

Presidenti Meta duhet qe urgjentisht te kerkoje te gjithe informacionin per keto lajme, qendrime apo large qofte vendime te Rames.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

Kronikë

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

    Instituti i Mjekësisë Ligjore ka përfunduar ekspertimin mjeko-ligjor për 42-vjeçarin Egli Proga, i cili u rrah për vdekje më 10 gusht në një lokal në Pogradec. Në akt-ekspertim përshkruhen dëmtimet e...

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Politikë

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“, duke perfunduar specializimin 6 vjecar ne “Kardiologji e Mjekesi Interne”!Ne Gjermani mbas nje aktiviteti spitalor, studimi, impenjim e pune.Mbas nje aktiviteti te gjere...

Makina u afrua në lokal, njëri nga personat zbriti dhe…! Dinamika si ndodhi atentati në “Don Bosko”! Ja itinerari që ndoqën autorët! Shënjestra, banor i zonës

Politikë

Makina u afrua në lokal, njëri nga personat zbriti dhe…! Dinamika si ndodhi atentati në “Don Bosko”! Ja itinerari që ndoqën autorët! Shënjestra, banor i zonës

  Të tjera detaje janë zbardhur nga atentati me armë zjarri në zonën e “Don Boskos”, ku mbetën të plagosur Kastriot Elezi dhe u plagosu Ronaldo Metushi, ngjarje e ndodhur pasditen...