Estonia falas transportin publik, Veliaj e ka plaçkë tregu

Premte, 08 June 2018 19:30

Pesë vjet më parë  në kryeqytetin e Estonisë Talin, u hodh ideja e transportit publik falas. Kjo nismë, sipas qeverisë Estoneze është marrë për të ndihmuar shtresën e varfër të popullsisë dhe për të rritur ekonominë e vendit.

Por, ndërsa shohim këtë veprim të Estonisë hedhim sytë nga vendi ynë.

Qeveria e “rilindjes” jo vetëm që nuk ka ndërmend të marrë një nismë të tillë, por nga viti në vit është duke rritur çmimin e biletës së transportit publik.

Më 1 shkurt të vitit 2016 Lali Eri rriti çmimet e transportit publik nga 30 në 40 lek.

Ndonëse ky vendim hasi kundërshtimin dhe protestat e qytetarëve të Tiranës çmimi u rrit.

Ky vendim u justifikua me faktin se do të kishte shërbim më të mirë në transport, arsyetim ky i cili rezultoi një gënjeshtër e madhe.

Cilësia e transportit publik jo vetëm që nuk është përmirësuar por mund të themi se është më keq akoma, mungesa e kondicionerëve, numri i vogël i autobusëve si dhe vonesat në stacione janë të pranishme çdo ditë në këtë transport.

Por për Lali Erin dhe Ramën kjo gjë nuk ka rëndësi sepse ata mbushin xhepat e tyre dhe nëse iu duhet të lëvizin kanë në dispozicion makina të shtrenjta me të gjitha kushtet.

Tek e fundit ata s’duan t’ia dinë për popullin e varfër për aq kohë sa vazhdojnë të vjedhin shuma marramendëse./55news.al

Modifikuar më Premte, 08 June 2018 19:32
Login to post comments

Lajmet e fundit

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

Kronikë

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

    Instituti i Mjekësisë Ligjore ka përfunduar ekspertimin mjeko-ligjor për 42-vjeçarin Egli Proga, i cili u rrah për vdekje më 10 gusht në një lokal në Pogradec. Në akt-ekspertim përshkruhen dëmtimet e...

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Politikë

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“, duke perfunduar specializimin 6 vjecar ne “Kardiologji e Mjekesi Interne”!Ne Gjermani mbas nje aktiviteti spitalor, studimi, impenjim e pune.Mbas nje aktiviteti te gjere...

Makina u afrua në lokal, njëri nga personat zbriti dhe…! Dinamika si ndodhi atentati në “Don Bosko”! Ja itinerari që ndoqën autorët! Shënjestra, banor i zonës

Politikë

Makina u afrua në lokal, njëri nga personat zbriti dhe…! Dinamika si ndodhi atentati në “Don Bosko”! Ja itinerari që ndoqën autorët! Shënjestra, banor i zonës

  Të tjera detaje janë zbardhur nga atentati me armë zjarri në zonën e “Don Boskos”, ku mbetën të plagosur Kastriot Elezi dhe u plagosu Ronaldo Metushi, ngjarje e ndodhur pasditen...