Si u lejuan maturantët për të kopjuar në provimin e gjuhë-letërsisë

Saturday, 09 June 2018 09:33

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një mesazh që një maturante ia ka dërguar, duke denoncuar se në provimin e gjuhës dhe letërsisë, është kopjuar.

Maturantja thotë se kanë qenë vetë mësuesit të cilët i kanë lejuar për të kopjuar, madje edhe i kanë ndihmuar.

Reagimi i Berishës:

Mesueset shperndajne vete kopje per provimin e gjuhes dhe letersise!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

“Pershendetje dr Jam nje maturant dhe sot bera provimin e gjuhes shqipe dhe letersise. Ajo qe me beri me shume pershtypje ishte se mesuesit administratore te provimeve u bene 4 copash per te na ndihmuar me kopje. Na lejuan jo vetem te komunikonim me njeri tjetrin, por edhe na i sollen pergjigjet e gatshme ne leter ne pyetjet a b c d. Po si nuk e kuptojne kta hipokrite qe po te na donin kaq shume nuk do na conin deri ne kte pike qe te kishim nevoje per kopjet e tyre, por do na kishin stervitur dhe mesuar qe sot te mos kishim nevoje per ate palo ndihme per te kaluar nga 4 tek 5 ose nga 5 tek 6. Ne te vertete kta palo mesues sot na dhane fleta kopjeje qe mos tu dilte ne pah paaftesia e tyre, e nuk e kuptojne qe ne sna hyn ne pune meshira e ketij lloji, por na duhet aftesimi gjate 3 vjeteve per ta fituar nje dege ne universitet me forcat tona. Kte gje ata nuk e bejne dot prandaj sot na u luten dhe na u pergjeruan qe te kopjonim. Nuk e kuptoj cfare po ndodh. Nese dikush e kupton me mire se ne le te na e shpjegoje.”

/55News.al/

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...