Negociatat/ PE: Pengesa vjen nga reforma në drejtësi dhe lufta kundër krimit

Hënë, 11 June 2018 10:22

Komisioni për Politikat e Jashtme në Parlamentin Europian ka publikuar raportin mbi Shqipërinë, të cilin ia ka adresuar Këshillit të Ministrave të Bashkimit Europian që do të vendosë më 28 qershor nëse do hapen negociatat.

Në dokumentin e hartuar nga raportuesi për vendin tonë, Knut Fleckenstein flitet për 35 pika, ku kërkohet çelja e negociatave pa kushte për Shqipërinë, pasi ka përmbushur 5 prioritetet kyçe.

Megjithatë, komisioni ka edhe disa rezerva; kështu sa i takon Reformës në Drejtësi, në raport thuhet se Shqipëria duhet të bëjë më tepër në konsolidimin e reformës, pasi implementimi i plotë do të rikthente besimin e qytetarëve tek sundimi i ligjit dhe do të rriste luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Për Reformën Zgjedhore shkruhet se Këshilli Europian kërkon nga palët politike që ta miratojnë me konsensus para zgjedhjeve lokale të vitit 2019 pasi kjo do të shmangte shit-blerjen e votës, regjistrimin e votuesve dhe problemet me administrimin e procesit.

Po ashtu u bëhet thirrje autoriteteve shqiptare të sigurojnë zbatimin e efektshëm të të drejtave pronësore. Një tjetër shqetësim është se Shqipëria mbetet vendi më i madh në Ballkanin Perëndimorë sa i takon numrin të azilkërkuesve në vendet e Bashkimit Europian, kërkesa të cilat konsiderohen si të pabazuara në realitet.

Në raport vlerësohet edhe toleranca fetare dhe u bëhet apel institucioneve që të luftojnë elementët që nxisin urrejtjen.

Deri tani, disa vende evropiane si: Franca, Holanda, Danimarka dhe Gjermania kanë shprehur rezerva sa i takon progresit të Shqipërisë duke mos dhënë garanci se do të votojnë pro hapjes së negociatave. /politiko.com/

Login to post comments

Lajmet e fundit

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

Kronikë

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

    Instituti i Mjekësisë Ligjore ka përfunduar ekspertimin mjeko-ligjor për 42-vjeçarin Egli Proga, i cili u rrah për vdekje më 10 gusht në një lokal në Pogradec. Në akt-ekspertim përshkruhen dëmtimet e...

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Politikë

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“, duke perfunduar specializimin 6 vjecar ne “Kardiologji e Mjekesi Interne”!Ne Gjermani mbas nje aktiviteti spitalor, studimi, impenjim e pune.Mbas nje aktiviteti te gjere...

Makina u afrua në lokal, njëri nga personat zbriti dhe…! Dinamika si ndodhi atentati në “Don Bosko”! Ja itinerari që ndoqën autorët! Shënjestra, banor i zonës

Politikë

Makina u afrua në lokal, njëri nga personat zbriti dhe…! Dinamika si ndodhi atentati në “Don Bosko”! Ja itinerari që ndoqën autorët! Shënjestra, banor i zonës

  Të tjera detaje janë zbardhur nga atentati me armë zjarri në zonën e “Don Boskos”, ku mbetën të plagosur Kastriot Elezi dhe u plagosu Ronaldo Metushi, ngjarje e ndodhur pasditen...