Ndoka: Qeveria dhe vendi ka punë, por kërkon profesionist për ta drejtuar!

Hënë, 11 June 2018 19:20

“Dy mandate si Kryeministër, tre si Kryetar Bashkie dhe akoma vazhdon e flet si opozitar, apo me keq akoma si drejtues OJF-je.” me këto fjalë e ka nisur postimin e tij në “facebook” kreu i  PDK-së, Nard Ndoka.

Ndoka ka bërë një analizë për gjendjen ku e ka çuar vendin kjo qeverisje. Sipas kreut të PDK-së varfëruar rritet çdo ditë, më tej ai shton se kreu i qeverisë Edi Rama di vetëm të thotë “punë ka por duhen profesionistë”, por Ndoka ngre pyetjen se ku janë këto vende pune të cilat kryeministri i përmend aq shumë.

Më tej Nard Ndoka shton se edhe kur kompanitë tentojnë të hapin vende pune Rama nuk i promovon por i bën antireklamë, “Kompania “Neranxi”, ka hapur shkollë e kurse për profesionistë të fushës, por KMR nuk e promovon, nuk e financon, nuk e falenderon, por e sulmon madje edhe me antireklame.” shkruan kreu i PDK-së.

“Qeveria dhe vendi, punë ka por duhen specialistë për ta drejtuar” mbyll shkrimin e tij Nard Ndoka.

Postimi i plotë:

🔴 Dy mandate si Kryeministër, tre si Kryetar Bashkie dhe akoma vazhdon e flet si opozitar, apo me keq akoma si drejtues OJF-je.

🔹 Qeveria dhe vendi ka punë, por kërkon profesionist për ta drejtuar!

Numri i familjeve të varfëra po rritet çdo ditë, numri i të papunëve shumohet, shpresa dhe e ardhmja venitet çdo ditë e më tepër.

Ka punë, por nuk ka specialista; sllogan qeveritar!

E para, te ishte për specialist, do ishte edhe vete KMR pa punë.

E dyta, specialistat i krijon dhe orienton tregu, si rregullator efikas dhe qeveria me politikat e saj.

Por çfarë politike ka ndërmarrë qeveria dhe KMR; për orientimin, mbështetjen, financimin dhe përgatitjen e specialistëve të rinjë?

Qeveria duhet të hapë kurse dhe shkolla profesionale të orientuara sipas tregut dhe perspektivës.

Qeveria duhet të nxisë dhe financoje bashkëprojekte me kompani të mëdha për mbeshtetje, që në bankat e shkollës për nxënës të ekselencës.

Pra politika orientuese, stimuluese e obliguese për garanci dhe mbështetje me kontrata afatgjata (studentë-qeveri-kompani).

Por KMR (Kryeministri Rama) ka zgjedhur të bëjë; shakatorin, disfatistin dhe fallgjorin, duke i demoralizuar të rinjtë dhe këdo që ka nevojë jetësore për një punë çfardo qoftë ajo.

Ka Kompani që janë tē orientuara në treg, që përgatisin specialiste të fushave të ndryshme, që i paraprijnë të ardhmes, por KMR promovon slloganin; “ka punë por ska specialistë”!

Kompania “Neranxi”, ka hapur shkollë e kurse për profesionistë të fushës, por KMR nuk e promovon, nuk e financon, nuk e falenderon, por e sulmon madje edhe me antireklame.

Pse ndodh kjo tek “Neranxi”, apo kompani të tjera?

Vetëm sepse kanë qënë kritikë ndaj qeverisë, sistemit të taksave, TVSH-së për bizneset e vogla dhe politikave agresive dhe frymës antibiznes.

Zoti KMR, specialista ka, dëshirë dhe nevojë për punë ka, por nuk ka politika nxitëse, orientuese dhe projekte afatgjatë e afatshkurtër nga qeveria aktuale dhe për fatin e keq, as nga qeveria përpara kësaj.

Ndaj, qeveria dhe vendi ka punë, por kërkon specialist për ta drejtuar!✌️

Login to post comments

Lajmet e fundit

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

Kronikë

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

    Instituti i Mjekësisë Ligjore ka përfunduar ekspertimin mjeko-ligjor për 42-vjeçarin Egli Proga, i cili u rrah për vdekje më 10 gusht në një lokal në Pogradec. Në akt-ekspertim përshkruhen dëmtimet e...

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Politikë

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“, duke perfunduar specializimin 6 vjecar ne “Kardiologji e Mjekesi Interne”!Ne Gjermani mbas nje aktiviteti spitalor, studimi, impenjim e pune.Mbas nje aktiviteti te gjere...

Makina u afrua në lokal, njëri nga personat zbriti dhe…! Dinamika si ndodhi atentati në “Don Bosko”! Ja itinerari që ndoqën autorët! Shënjestra, banor i zonës

Politikë

Makina u afrua në lokal, njëri nga personat zbriti dhe…! Dinamika si ndodhi atentati në “Don Bosko”! Ja itinerari që ndoqën autorët! Shënjestra, banor i zonës

  Të tjera detaje janë zbardhur nga atentati me armë zjarri në zonën e “Don Boskos”, ku mbetën të plagosur Kastriot Elezi dhe u plagosu Ronaldo Metushi, ngjarje e ndodhur pasditen...