Brezi i dytë i ekzekutorëve të Havzi Nelës, Rama dhe Ymeri

Tuesday, 12 June 2018 09:34

Partia Socialiste është trashëgimtarja e Partisë së Punës së Shqipërisë. Nuk është vetëm trashëgimtare ideologjike, apo vetëm nga forma, por edhe nga ana biologjike. Sot gjithë bijtë e persekutorëve komunistë janë përmbledhur në çadrën e Edi Ramës. Bij hetuesish, prokurorësh, oficerësh sigurimi, etj, janë në poste drejtuese në administratën e Edi Ramës sepse ky është pushteti i tyre, kundër të persekutuarve, për të cilët kanë urrejtje të pafund. Të kishin në dorë gjë këta o popull, ju varnin me të njëjtën kënaqësi që varën Havzi Nelën. Në mungesë të kësaj forme, përdorin mjete të tjera, sigurisht të frymëzuara nga e njëjta patologji urrejtje e lufte klase.

Në vitin 1988 Havzi Nela u var në sajë të firmës së Kristaq Ramës dhe shokëve të tij të Presidiumit të Kuvendit Popullor. I biri i Kristaqit sot është kryetar i partisë së Enverit dhe Miladinit si dhe kryeministër i vendit të mbushur nga papunësia, droga e mungesa e shpresës. Ekzekutimin e vendimit e bëri kryetari i Degës së Punëve të Brendshme Kukës, Federik Ymeri. Për përkushtim ndaj armikut të klasës, shokun Frederik partia e emëroi pas disa muajsh drejtor të Drejtorisë së Parë të Sigurimit të Shtetit. pas fitores së revolucionit komunist të vitit 1997, shokun Frederik, partia e solli në SHIK në vitin 1998, ndërsa shokun Edi në mungesë të shokut Kristaq e çoi ministër e më pas kryetar bashkie.

Për Partinë Socialiste, mjafton të kesh lidhje me armën e Sigurimit, të jesh i zhytur në krime dhe ke përparësi në punësim. Në vitin 2013, pas fitores dhe riardhjes së komunistëve të pushtet, djali i shokut Frederik, shoku i vockël Lorin, u emërua pa asnjë përvojë administrative si drejtor i kabinetit të ministres Milena Harito. Pasi nuk qe i aftë për asgjë e pak intrigant, por vetëm duke imituar metodat sovjetike e të dala boje të të atit, pas disa vitesh, u largua nga puna me potere të madhe. Në fakt ai kishte punuar mirë sepse i kishte postuar të gjitha deklaratat e Ramës në fb, duke kryer kështu detyrën nr.1 të nëpunësit të Edi Ramës. Mirëpo, djemtë e persekutorëve, që aq shumë i ka për zemër Edi Rama, nuk mund të rrinë asnjëherë pa punë. E kështu Rama e emëroi drejtor të ADISA-s. Rrjedhimisht nën çatinë e Këshillit të Ministrave, vegjeton e shet dëngla brezi i dytë i ekzekutorëve të Havzi Nelës, Edi Kristaq Rama dhe Lorin Frederik Ymeri, masakrues të njëjtë të fateve të Shqipërisë si etërit e tyre.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

Kronikë

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

    Instituti i Mjekësisë Ligjore ka përfunduar ekspertimin mjeko-ligjor për 42-vjeçarin Egli Proga, i cili u rrah për vdekje më 10 gusht në një lokal në Pogradec. Në akt-ekspertim përshkruhen dëmtimet e...

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Politikë

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“, duke perfunduar specializimin 6 vjecar ne “Kardiologji e Mjekesi Interne”!Ne Gjermani mbas nje aktiviteti spitalor, studimi, impenjim e pune.Mbas nje aktiviteti te gjere...

Makina u afrua në lokal, njëri nga personat zbriti dhe…! Dinamika si ndodhi atentati në “Don Bosko”! Ja itinerari që ndoqën autorët! Shënjestra, banor i zonës

Politikë

Makina u afrua në lokal, njëri nga personat zbriti dhe…! Dinamika si ndodhi atentati në “Don Bosko”! Ja itinerari që ndoqën autorët! Shënjestra, banor i zonës

  Të tjera detaje janë zbardhur nga atentati me armë zjarri në zonën e “Don Boskos”, ku mbetën të plagosur Kastriot Elezi dhe u plagosu Ronaldo Metushi, ngjarje e ndodhur pasditen...