Apel BE-së: Na ndihmoni të shpëtojmë drejtësinë nga qeveria

Tuesday, 12 June 2018 15:51

Reforma në Drejtësi në Shqipëri ka krijuar një korpus ligjesh, nëpërmjet të cilës sistemi i drejtësisë dorëzohet në duart e qeverisë, pak a shumë siç po ndodh së fundmi edhe në Poloni.

Por, ndryshe nga qëndrimet e vagullta të atyre që konsiderohen si inteligjenca shqiptare, në Poloni janë krijuar grupe të shumta sociale, të cilët kundërshtojnë “përthithjen” e sistemit të drejtësisë nga maxhoranca politike.

Les Valesa, ish-revolucionari antikomunist i është bashkuar intelektualëve polakë, të cilët kërkojnë nga Bashkimi Europian të ndërhyjë për të bindur qeverinë e Varshavës që të tërhiqet nga reforma e saj kushtetuese.

Në “kërkesën-lutje” drejtuar Brukselit, Les Valesa paralajmëron se “nuk ka liri pa shtet të së drejtës”. Qeveria polake ka miratuar disa ndryshime kushtetuese, të cilat i ka prezantuar si Reformë në Sistemin e Drejtësisë, por që kanë krijuar shumë “xhepa”, nëpërmjet të cilave politika mund të vendosë në mënyrë përfundimtare në karrierën e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Për këto arsye madhore, intelektualë dhe grupe të ndryshme interesi polake, përkundër pranimit se sistemi i drejtësisë ka nevojë për përmirësime, shprehen kundër parashikimeve të qeverisë dhe kërkojnë ndërhyrjen emergjente të Bashkimit Europian.

Në mënyrë të ngjashme, edhe Shqipëria tashmë ka një korpus ligjesh, të cilat i japin qeverisë kontrollin e plotë mbi sistemin e drejtësisë. Pavarësisht se në letër janë parashikuar krijimi i një seri institucionesh “të pavarura”, njerëzit që janë pjesë deri më tani ose që do të jenë pjesë e tyre së shpejti, do të vijnë në bazë të vullnetit të maxhorancës politike.

Për fat të keq, ndryshe nga sa po ndodh në Poloni, zërat e intelektualëve shqiptarë që shqetësohen për reduktimin e ndjeshëm të lirive, për shkak të vendosjes nën kontroll të sistemit të drejtësisë janë ose të pakët ose u mbytën nga propaganda qeveritare, e mbështetur fuqishëm nga dy ambasadorë të rëndësishëm, qëllimi i të cilëve ishte që të mbyllnin mandatin e tyre në Tiranë me një produkt.

Në bazë të raporteve nga Tirana, sidomos të ambasadores së BE, Romana Vlahutin, Komisioni Europian sugjeroi hapjen e negociatave me Shqipërinë. Në raportin e tij, Komisioni Europian vlerësonte hapat e ndërmarrë nga vendi ynë për miratimin e Reformës në Drejtësi.

Por, përkundër këtij raporti me frymë pozitive, i bazuar thellësisht në kabllogramet e ambasadores Vlahutini, Këshilli Europian, struktura vendimmarrëse për hapjen e negociatave, duket se nuk do e shohë kaq rozë situatën. Disa vende të rëndësishme europiane kanë pikëpyetje të mëdha mbi vullnetin e qeverisë për të lejuar drejtësinë të funksionojë në mënyrë të pavarur.

Figura të rëndësishme vendimmarrëse në Gjermani, Francë, Hollandë e Danimarkë i shohin me shumë dyshim deklaratat e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij, i cili garanton se tashmë drejtësia ka të gjithë hapësirën e mundshme për të ndjekur penalisht këto zyrtar, të cilitdo niveli.

Rastet konkrete, si ato të Saimir Tahirit dhe Fatmir Xhafaj, duket se janë vështirësitë më të mëdha të Ramës për të bindur burokratër në shumë shtete të Bashkimit Europian, se ai e ka seriozisht me Reformën në Drejtësi.

Sot, në fakt, po flitet më së shumti për këto dy çështje konkrete. Por së shpejti, ashtu si edhe në Poloni, do të flitet për detajet e Reformës në Drejtësi, e cila i dorëzoi sistemin e drejtësisë Partisë Socialiste të Edi Ramës.

Aktualisht, gjyqtarët dhe prokurorët shqiptarë janë në fazën e Vetingut, një proces i cili po zhvillohet nga komisione, të cilat ligji i konsideron të pavarura, por që janë të përbëra nga njerëz të zgjedhur vetëm nga mazhoranca e Edi Ramës. Këto komisione aktualisht kanë në dorë vendimmarrjen nëse gjyqtarët e prokurorët do të rikonfirmohen në detyrë apo do të shkarkohen.

Gjithashtu, dy organizma që pritet të ngrihen, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, struktura që do të trajtojnë karrierën e magjistratëve, janë të përbëra nga shumicë njerëzish të zgjedhur vetëm nga mazhoranca socialiste. Pra, vendimmarrja për karrierën e çdo gjyqtari e prokurori do të varet në dorën e personave të zgjedhur politikisht dhe vetëm nga një parti.

Duke pasur nën kontroll politik këto struktura, Partia Socialiste e Edi Ramës do të ketë për një kohë të gjatë nën kontroll sistemin e drejtësisë, si në mazhorancë, ashtu edhe në opozitë.

Për momentin, asnjë intelektual nuk duket të ketë peshën e një “Les Valesa” shqiptar, por gjithsesi thirrja drejtuar Bashkimit Europian duket se është e njëjtë, si edhe në Poloni: Na ndihmoni të shpëtojmë drejtësinë nga qeveria”. Nga Boldnews.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

Kronikë

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

    Instituti i Mjekësisë Ligjore ka përfunduar ekspertimin mjeko-ligjor për 42-vjeçarin Egli Proga, i cili u rrah për vdekje më 10 gusht në një lokal në Pogradec. Në akt-ekspertim përshkruhen dëmtimet e...

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Politikë

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“, duke perfunduar specializimin 6 vjecar ne “Kardiologji e Mjekesi Interne”!Ne Gjermani mbas nje aktiviteti spitalor, studimi, impenjim e pune.Mbas nje aktiviteti te gjere...

Makina u afrua në lokal, njëri nga personat zbriti dhe…! Dinamika si ndodhi atentati në “Don Bosko”! Ja itinerari që ndoqën autorët! Shënjestra, banor i zonës

Politikë

Makina u afrua në lokal, njëri nga personat zbriti dhe…! Dinamika si ndodhi atentati në “Don Bosko”! Ja itinerari që ndoqën autorët! Shënjestra, banor i zonës

  Të tjera detaje janë zbardhur nga atentati me armë zjarri në zonën e “Don Boskos”, ku mbetën të plagosur Kastriot Elezi dhe u plagosu Ronaldo Metushi, ngjarje e ndodhur pasditen...