Teatri Kombëtar/ “Rama kupton vetëm 'gjuhën e Kukësit'”

E mërkurë, 13 June 2018 11:14

Edmond Spaho, kryetari i Grupit parlamentar të PD i ka bërë thirrje artistëve, intelektualëve, qytetarëve shqiptarë në tërësi që të mblidhen të gjithë tek teatri për ta shpëtuar godinën historike pasi kryeministri, theksoi ai, nuk e gjen gjuhën institucionale, njeh vetëm “gjuhën e Kukësit”.

"Nëse qeveria ka ndërmend të ndërtojë një Teatër të ri, bujrum le ta bëjë, por këtë të mos e prishë, - tha Spaho. -  Ne nuk duhet të biem në kurthin e çështjeve teknike, si do të ndërtohet etj etj. por Teatri me histori 90-vjeçare duhet të ruhet. Pse nuk prishet godina në krah të Teatrit, po u rikonstruktua?! Edhe Teatri mund të rikonstruktohet!

Ne do të jemi me ju kudo që t’ju mbështesim. Së dyti, ne do të sensibilizojmë qytetarët, sepse duke ndenjur indeferentë po na mbysin kullat. Janë bërë ngjitur me njëra tjetrën.

Ne u bëjmë thirrje intelektualëve të mos rrinë indiferentë, të mos merren me debate në kafenera, por të shprehin mendimin e tyre dhe ta ngrenë zërin. Edi Rama nuk njeh rrugë institucionale. Po besuat se ne do ta pengojmë atë me letra, peticioneve, dëgjesa me ministren...këto vlejnë për të sensibilizuar por Edi Rama kupton vetëm "gjuhën e Kukësit". Atje ku rrezikohet pushteti i tij ai reagon. Ne duhet të mblidhemi të gjithë te Teatri dhe t’i bëhemi pengesë atij," tha Spaho.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

Kronikë

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

    Instituti i Mjekësisë Ligjore ka përfunduar ekspertimin mjeko-ligjor për 42-vjeçarin Egli Proga, i cili u rrah për vdekje më 10 gusht në një lokal në Pogradec. Në akt-ekspertim përshkruhen dëmtimet e...

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Politikë

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“, duke perfunduar specializimin 6 vjecar ne “Kardiologji e Mjekesi Interne”!Ne Gjermani mbas nje aktiviteti spitalor, studimi, impenjim e pune.Mbas nje aktiviteti te gjere...

Makina u afrua në lokal, njëri nga personat zbriti dhe…! Dinamika si ndodhi atentati në “Don Bosko”! Ja itinerari që ndoqën autorët! Shënjestra, banor i zonës

Politikë

Makina u afrua në lokal, njëri nga personat zbriti dhe…! Dinamika si ndodhi atentati në “Don Bosko”! Ja itinerari që ndoqën autorët! Shënjestra, banor i zonës

  Të tjera detaje janë zbardhur nga atentati me armë zjarri në zonën e “Don Boskos”, ku mbetën të plagosur Kastriot Elezi dhe u plagosu Ronaldo Metushi, ngjarje e ndodhur pasditen...