Flet aktivisti i FRPD që u mbajt mbrëmë në komisariat

Premte, 15 June 2018 14:07

Darvin Zalla është një nga të rinjtë që u shoqëruan dje, pas goditjes që iu bë me vezë kreut të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Pas lirimit të tij nga Policia, ai tregon për Fax News se të rinjtë e FRPD-së do të vijojnë aksionin e tyre opozitar derisa tia nxijnë jetën Erion Veliajt.

Zalla tregon se në momentet e shoqërimit atij nuk i është treguar shkaku, dhe vetëm pas mbërritjes në komisariat të Belind Këlliçit, avokatit dhe deputetëve të PD-së, ai është liruar.

Rrëfimi :

Arsyen se pse më shoqëruan ma thanë vetëm në komisariat. Në shtëpi kur erdhën më thanë se kishin marrë urdhër nga lart, shkuan dhe më kërkuan te shtëpia e vjehrrit, unë kam qenë në kafe, unë kam shkuar dhe po i kërkoja.

Më thanë vetëm që do jepja një deklaratë, ika me makinën time, nuk pranova që të shkoja me makinën e ‘Erion Veliajt’.

Më thanë që kam qenë aty kur Erion Veliaj ka goditur me vezë, po i thashë unë që kam qenë aty duke filmuar. Unë kam ndërhyrë për të ndarë njerëzit që u paguan nga Veliaj që ta mbronin.

Më thanë do presësh pak, jam mbajtur për katër orë, erdhi një moment që erdhi Belind Këlliçi, bashkë me avokatin dhe djemtë dhe deputetët e PD-së, vetëm aty lëvizën pak gjërat.

Qëllimi i atyre ishte të më mbanin 12 orë në komisariat, unë nuk kam kryer asnjë vepër penale, unë jam shoqëru në orën 8 e 10 të mbrëmjes, ndërkohë që ngjarja kishte ndodhur që paradite.

Kjo është një hakmarrje politike nga Erion Veliaj dhe Fatmir Xhafaj. Ne do ja nxijmë jetën Erion Veliajt sa të jetë në krye të Bashkisë së Tiranës.

Unë vetë nuk kam gjuajtur me vezë, po do kisha qenë krenar nëse do e kisha bërë. Gjuajta me vezë nuk përbën vepër penale.

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...