Bylykbashi: Në korrik nis projekti i reformës zgjedhore

Premte, 15 June 2018 15:53

Prej Nëntorit 2017, komisioni i reformës zgjedhore vijon punën përgatitore me ekspertë të vendit dhe të huaj, përmes të cilëve mbledh propozime dhe ekspertizë për të dalë me konkluzionet e tij, përpara se të fillojë puna mbi draftet e të cilave do të diskutohet mes antarëve të komisionit. Për bashkëkryetarin demokrat, Oerd Bylykbashi, komisioni pritet të dalë me një produkt final, ndryshe nga ai i legjislaturës së mëparshme.

“Jemi në të njëjtat terma kalendari si më parë dhe besoj që në Korrik fillon puna e draftimit të paketave të ndryshme, sipas diskutimeve”.
Një prej këtyre diskutimeve është edhe ai i përmbledhur në raportin e Komisionit të Venecias dhe Këshillit të Europës, i cili i sugjeron Shqipërisë një projekt pilot për zgjedhjet e vitit të ardhshëm.
“Ka një dakordësi që bazuar në rekomandime të ecim me projekt pilot në numër të vogël bashkish dhe ta shtrijmë në gjithë Shqipërinë në zgjedhjet parlamentare. Së pari nuk do të jetë votim online, pra mundësia e hakimit është zero. Ka probleme të tjera, por të zgjidhshme. Së dyti nuk mund të jetë vetëm identifikimi biometrik, votim elektronik dhe numërim elektronik gjithmonë duke ruajtur edhe votën e printuar për rinumërim në rast nevoje”.
Është ky sistemi përmes së cilit, ligjvënësi duhet t’i mundësojë shqiptarëve votimin për zgjedhjet lokale 2019. Kjo teknologji, sipas Bylykbashit, ndryshe nga sa thuhej në raportin e ekspertëve, ndihmon në zbutjen e disa fenomeneve të manipulimit të zgjedhjeve.
“Sigurisht që eksperienca estoneze është e ndryshme nga Shqipëria. Votimi elektronik redukton fenomenin, nuk e zhduk. Ajo që ndodh sot është që është krijuar tregu kriminal i kartave të identitetit, i merret paraprakisht dhe e rimarrin përmes pagesës ose i lënë opozitarët pa votuar. Identifikimi me shenjën e gishtit bën që të jetë shumë herë më e vështirë mbledhja e kartave, problemi do të mbetet, nuk do të jetë vetëm kjo zgjidhja, do ketë zgjidhje të karakterit administrativ, ndjekjes penale dhe dënimit”.
Vendimi përfundimtar mbetet për tu marrë, thekson Bylykbashi, por kjo do të  kërkojë konsensusin e mazhorancës.
“Nëse nuk e jep do të ishte hap bllokues pasi ndërkombëtarët të gjithë thonë që bëhet. Uroj që vullneti politik të jetë i tillë që të ecim në këtë rrugë, të luftojmë dhe zvogëlojmë shit-blerjen e votës, falsifikimin e ID-së, përdorimin e kartave të të tretëve, votimin në emër të emigrantëve, manipulimin në qendrat e votimit dhe në numërim”.
Sa i përket rekomandimit të Komisionit të Venecias dhe Këshillit të Europës për përdorimin e sistemit online të votimit për shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve, kjo për Bylykbashin, nisur nga numri i lartë i votuesve emigrantë do të ekspozonte procesin ndaj manipulimit teknologjik, duke e konsideruar kështu votimin online jashtë çdo diskutimi për këtë komision./abcnews.al

Modifikuar më Premte, 15 June 2018 19:07
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...