Edi Rama u premton dibranëve rrugë dhe për të shkuar deri në Lurë ka përdorur helikopterin. Banorët e kësaj zone e kanë fotografuar kryeministrin duke shkuar për në vendin ku ishte përcaktuar të mbahej bashkëbisedimi. Nga fotoja që ka mbërritur në redaksinë e 55news.al, duket helikopteri “Cougar” , e forcave tona të Armatosura.
Helikopteri ka një kapacitet prej 24 vendesh, si dhe një manovrueshmëri të lartë në kushte të vështira të motit, siguron ndriçim dhe komandim ditën dhe natën, si dhe zotëron një shpejtësi të lartë.
Rama nuk ka marrë makinën pasi rruga që të con atje si nga Rësheni prej vendit të quajtur Livadhi i Turkut deri në Fushe Lurë është tejet e shkatërruar.
Edhe po të udhëtonte nga Dibra prej Arrasit ose me saktë nga Grykë Noka sërish rruga është e pakalueshme. Banorët e Lures lëvizin me shumë vështirësi si për të zbritur në Rrëshen ashtu dhe për të shkuar në Peshkopi.
Në dimër kur bie borë izolohen plotësisht. Por Rama nuk ka denjuar as në sezonin më të mirë si ky sezon turistik të shkojë me makinë ne Lurë nga Rrësheni ta shohë vetë gjendjen e rrugës si dhe te shkojë po me makinë për në Peshkopi të shohë dhe aksin tjetër Lurë-Peshkopi. Pra Rama nga Tirana ne Lurë dhe nga Lura në Peshkopi ka shkuar me helikopter.