Kryeministri Edi Rama do të jetë ditën e nesërme në Dibër, ku pritet që të presë shiritin e nisjes së punimeve për rrugën e Arbrit.
Edhe pse këtë rrugë, Rama e kishte premtuar që mandatin e parë, ai ka njoftuar se këtë javë do të nisin punimet.
Por për të ardhur deri te rruga e Arbrit duhet parë se çfarë ka ndodhur me investimet që Rama ka bërë në Dibër.
Në fakt, Rama solli në Dibër modelin e ish-kreut të Bashkisë së Dibrës, Shukri Xhelilit, i cili u filmua duke kërkuar favore seksuale për të futur në punë.
Rrugën e Arbrit Edi Rama e ka premtuar disa herë, ku premi më i fundit ishte ku ka prezantuar Shukri Xhelilin për kryetar Bashkie.
Edhe investimet e Ramës në Dibër janë të kësaj natyre, ku me një rrugë, që është projekt i qeverive të mëparshme, do që t’ju hedhë sy dibranëve.
Qeveria e Ramës nuk ka bërë asnjë investim në Dibër, duke filluar që nga shkollat që janë të rrënuar, e deri tek spitalet.
Ai ishte ditën e sotme në Lurë, ku kishte vetëm fjalë dhe premtime, por qytetarët janë të vetëdijshme se nuk do t’i mbajë. /55News.al/