Ish Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, në një postim në rrjetet sociale ka dhënë provat se nëse Tetari Kombëtar do të shembet, aty do ngrihen kulla.
Ai përmend ‘Kinema 17 Nëntorin’, që ka përfunduar në qendër tregtare, dhe ‘Kinema Republika’ që është shndërruar në kullë.
Sipas tij, ky do të jetë edhe fati tragjik i Teatrit Kombëtar, nëse artistët dhe qytetarët e këtij vendi nuk arrijnë ta ndalojnë shembjen e tij.
Ja çfarë shkruan konkretisht ai :
Edmond Panariti: Nuk do te kete me Teater Kombetar, nese artistet dhe qytetaret e ketij vendi nuk i thone ndal me vendosmeri projekt ligjit i cili i hap rruge shembjes se godines se tij historike. Prova?! Fati tragjik i Kinema 17 Nentorit, ish Kinema Nacional , ne funksion qe prej vitit 1914 dhe tashmë perfunduar ne qender tregetare dhe i kinema Republika, e shndërruar në kulle. Per analogji me projektin e qeverise per ndertimin e teatrit kombetar, trualli dhe keto ndertesa historike ju dhane investitoreve private per rikonstruksion dhe "kthim ne identitet". Tani Identitetin e tyre kerkojeni ne arkiva.