Deputeti i PD-së, Klevis Balliu ka reaguar ashpër ditën e sotme lidhur me vendimin që mori Këshilli i Qarkut të Hasit për të shpallur “Qytetar Nderi”, atentatorin e Azem Hajdarit, Gafurr Mazrekun.
Përmes një status në profilin e tij në Facebook, Balliu thotë se vendimi për të dekoruar i Gafurr Mazrekun, dëshmon se ku ka degraduar PS, si dhe tregon se PS e ka të pamundur të ndahet nga mendësia e saj komuniste.
Reagimi i Balliut:
PS E RAMËS VRET PËR HERË TË DYTË AZEM HAJDARIN
S’ka TURP më të madh se sa dekorimi i Gafurr Mazrekun nga Edvin Kristaq Rama.
Është një akt i turpshëm dhe fyes për familjen e Heroit të Demokracisë, Partinë Demokratike dhe vetë popullin shqiptar.
Nisma e socialistëve në Has, e cila në fakt shpreh degradimin e PS dhe vetë Edi Ramës, tregon që PS e ka të pamundur të ndahet nga mendësia e saj komuniste.
Bijtë e etërve komunistë nuk dinë të jenë ndrysh