Kreu i shtetit Ilir Meta ka emëruar si këshilltar për marrëdhëniet ndërkombëtare ish-ambasadorin në Turqi, Genci Muçaj.
Ambasador Genci Mucaj është një nga themeluesit dhe Drejtori i pare Ekzekutiv i Këshillit të Ambasadoreve Shqiptare.
CV e plotë e Genci Muçaj
Genci Mucaj është një nga themeluesit dhe Drejtori i pare Ekzekutiv i Këshillit të Ambasadoreve Shqiptare. Aktualisht Këshilltar për Marrëdheniet Ndërkombëtare i Presidentit të Republikës së Shqipërisë.
Maj 2016-Qershor 2018 Drejtor i Marrëdhënieve Dypalëshe dhe Shumëpalëshe në Shërbimin e Marrëdhënive me Jashtë në Kuvendin e Shqipërisë dhe këshilltar për Delegacionin e Përhershëm Parlamentar të Kuvendit të Shqipërisë në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së dhe Asamblese Parlamentare të Unionit të Mesdheut, PA-UfM.
2012-2016 – dekretohet Ambasador i Republikës së Shqipërisë rezident në Turqi, dhe në Republikën e Azerbaixhanit, Republikën e Gjeorgjisë, Republikën Islamike të Iranit, Republikën Islamike të Pakistanit dhe Republikën e Kirghizstanit (jo Resident).
Ai filloi punën në Ministrinë e Punëve të Jashtme në vitin 2005, si këshilltar i Ministrit të Punëve të Jashtme dhe shërbeu në këtë post nga Gushti 2005 deri në Gusht 2007. Më vonë si Drejtor i Kabinetit të Ministrit.
Në vitet 2007-2013 mbajti disa poste në drejtoritë politike si dhe Drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Ekonomisë dhe Investimeve të Huaja në Ministrinë e Punëve të Jashtme.
Ambasador Muçaj përfaqësoi Shqipërinë si Koordinator Kombëtar në Regional Corporation Council (RCC), një konsorcium me 39 shtete në Europën Lindore, i cili mbështetet nga BE, USA, Kanadaja dhe Japonia (ëëë.rcc.it), si dhe Koordinator Kombëtar i Organizatës së Bashkëpunimit të Detit të Zi, BSEC, me qendër në Stamboll (ëëë.bsec.org).
Nga viti 2006 deri në vitin 2009, kur edhe dorëhiqet, ishte anëtar i Bordit Drejtues të Universitetit Jopublik “Kristal”, i cili ishte një nga kompanitë arsimore më të zgjeruara dhe të zhvilluara më shpejt në fushën e arsimit privat në Shqipëri. Muçaj solli një mënyrë të re të menduarit dhe përmirësoi dukshëm imazhin dhe performancën e kompanisë, ne veçanti të Universitetit gjatë drejtimit të tij.
Tre ishin arritjet e punës së tij kryesore, ndër shumë të tjera: Marrëveshja e Bashkëpunimit me Auburn University dhe Clark Atlanta në SHBA, si dhe Universitetin e Sienes ne Itali.
Prej vitit 1994, Muçaj është themelues i Language Schools in Albania, institucion që ofron mësimdhënie të gjuhës angleze në të gjitha nivelet dhe për të gjitha moshat dhe në të cilin janë diplomuar mbi 24 mijë studentë që nga themelimi i saj (ëëë.lsiaal.org).
Genci Muçaj është anëtar bordi i disa kompanive dhe organizatave, si bashkëthemelues dhe anëtar bordi i “Qendra për Studimet Shqiptare dhe Amerikane”, anëtar i Rotary Club Tirana, Albania District 2090, prej vitit 2008 etj.
Muçaj është gjithashtu themelues dhe Kryetar i Organizatës People to People International (PTPI) për Shqipërinë dhe Kryetar i Bordit të të Besuarve të PTPI ne SHBA. PTPI ështe një organizatë e themeluar nga ish-Presidenti Amerikan Dëight D. Eisenhoëer për të promovuar paqen dhe mirëkuptimit mes popujve. (ëëë.ptpi.org).
Mucaj ka drejtuar disa misione Edukative dhe Humanitare me People to People International në Nepal, Indi, Egjypt, Kinë, Korenë e Jugut etj.
Që nga viti 1998, Muçaj ka marrë çmime të shumta përfshirë Çmimin e Mirënjohjes për Ekselencën në Përpjekjet Humanitare dhe Altruiste, Çmimin e James T. Doty për Programin Unik dhe Inovativ si dhe shumë çmime mirënjohjeje lokale dhe ndërkombëtare. Ai ka shërbyer gjithashtu në disa komisione të tjera të bordit të PTPI.
Ndër vite, Muçaj dhe anëtarët e chapterit të tij e PTPI janë përfshirë në aktivitete të tilla humanitare si sjellja e qindra tone me ushqime dhe veshje në Shqipëri dhe i kanë shpërndarë ato për bamirësi, për mbi 15 mijë individë, jetimë, spitale dhe gjithë personave në nevojë.
Muçaj është diplomuar në vitin 1997 në Universitetin e Tiranës ku është specializuar për studime në Histori, Gjuhë dhe Letërsi Angleze.
Duke udhëtuar nëpër botë, ai e ka përdorur eksperiencën dhe përvojën e tij të gjerë për shumë aktivitete në biznes dhe në jetën e tij profesionale.
Ambasador Muçaj është i martuar, me dy fëmijë, 16 dhe 21 vjeç.