Reagon kryetari i PD-së Kukës: Gjykata dënoi protestuesit nën presion politik

Tuesday, 19 June 2018 19:01

Pas marrjes së vendimit nga Gjykata e Kukësit për të dënuar me nga 4 muaj burg Elton Cengun dhe Vasil Laçin, të rinjtë që protestuan kundër pagesës në Rrugën e Kombit, ka reaguar nëpërmjet një statusi në Facebook, Arif Rexhmati, Kryetari i PD-së Kukës dhe Kryetari i Këshilltarëve të Djathtë. Ai është shprehur se gjykata nuk është treguar e drejtë pasi vendimi i saj ka qenë i ndikuar politikisht dhe nën presion. Ai ka përfunduar duke shprehur mirënjohjen e tij për të rinjtë protestues duke i konsideruar ata heronj të lëvizjes së lirë.

Postimi i plotë:

Para dy oresh duke pritur vendimin nga Gjykata Kukes per nje pjese te heronjve te levizjes se lire ne Rrugen e Kombit. Gjykata ne rolin e noterit dhe jo te dhenies se drejtesise, noterizoi aktin e Prokurorise politike, e cila nen presion detyroi disa nga "te pandehurit" te "pranojne fajin".

Ndonese me nje denim te pamerituar nga padrejtesia me ne fund nga neser jane te lire edhe Xhevahiri,Eltoni,Vasili dhe Isaja, por kauza jone per 0 takse ne Rrugen e Kombit eshte e pa negociushme . Respekt per Heronjte e levizjes se lire!

Modifikuar më Tuesday, 19 June 2018 19:28
Login to post comments