×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Vasili: 140 milionë euro gllabëroi Rama për gjëra luksi, për teatrin nuk ka!

Tuesday, 19 June 2018 19:45

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, i është rikthyer sërish çështjes së Teatrit Kombëtar, teksa nuk kursen sulmet për qeverinë.

Në reagimin e tij në ‘Facebook’ Vasili thekson se qeveria harxhoi 140 milion euro për zyra, makina dhe vila, ndërsa për teatrin nuk ka.

Sipas Vasilit, qeveria po ia jep teatrin privatit me pretendimin se nuk ka lekë.

“Vetëm lekët që hëngri kryeministri vetëm në 2017 plot 30 milionë euro dalin e teprojnë për Teatrin”, shkruan Vasili.

REAGIMI I VASILIT
140 milion euro gllaberoi qeveria per zyra,makina e vila, ndersa per Teatrin Kombetar s’ka leke.
Po si s’kane turp qe genjejne keta, qeveri e bashki, qe do shkaterrojne Teatrin dhe do tja hapin privateve se gjoja s’kane leke.
Keta leke kane pasur pa fund dhe vetem per zyra,makina te shtrenjta per qeveritare e ofiqare gjithfaresh,vila qeveritare e
transferime zyrash kane bere rrush e kumbulla dhe pa ju skuqur faqja fare plot 140 milion euro
Për vitin 2017 jane plot 30 milionë euro shpenzime vetëm për Kryeministrinë. Në vitin 2015 shpenzimet e luksit për qeverinë arritën në shifrën e 91 milionë eurove dhe në vitin 2016 kjo shumë shkoi në rreth 22 milionë euro.
Pra, 140 milion euro kane baderdisur në tre vitet e fundit, vetëm për zyra dhe lukse te tjera kryeministri dhe te tijte.
Vetem leket qe hengri kryeministri vetem ne 2017 plot 30 milion euro dalin e teprojne per Teatrin.
Dhe keta na bejne te degjojme idiotesira me teatrin qe po shembet,me zjarrfiksa,me tuberkuloz e azbest vetem e vetem qe te shesin token e Tiranes tone dhe per t’i rrembyer parate’.

Login to post comments