“600 mijë refugjatë? Qeveria po e kthen vendin në shërbim të trafikantëve ”

E mërkurë, 20 June 2018 11:49

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, në një postim në rrjetet sociale ka shkruar se deklarata e zv. ministrit të Brendshëm Hodaj se Shqipëria është e gatshme të mirëpresë 600 mijë refugjatë është papërgjegjshmëri dhe e rrezikshme. Sipas deputetit Shehu qeveria po e çon vendin në shërbim të trafikantëve.

Postimi i plotë

Nje deklarate e pa pergjegjeshme dhe e rrezikeshme e zv.ministrit te brendeshem Hodaj per ZDF gjermane.

Shqiperia mund te sistemoje deri me 600 mije refugjate!!!

Shqiperia asnjehere nuk i ka shmangur pergjegjesite e saj ndaj komunitetit nderkombetar e as duhet ta beje kurre kete, perkundrazi.

Por cdo gje duhet te realizohet brenda demensioneve, mundesive, realitetit tone e me transparence te plote.

Ndersa per ironi zv. ministri i referohet per kete "zbulim" numrit te kosovareve qe u strehuan ne Shqiperi vite me pare!!!!

Paralelizem surealist e absurd ky.

Desha ta pyes ate, po numri i ish terroristeve te ISIS per tu reabilituar ne territorin tone eshte brenda ketij 600 mijeshi, apo eshte kusur!?

Ndersa Z. Rama i ka cilesuar te gjitha shqetesimet tona te deri tanishme si thjesht fantazi, perse zv.ministri i tij hyn ne te tilla kalkulime e detaje?

Dicka po leviz ketu.

Ne fakt edhe vetem te tilla prononcime sherbejne qartesisht per te ndihmuar ata qe duan te cvendosin trajektoren e levizjes se refugjateve drejt vendit tone.

Dhe midis ketyre te fundit bejne pjese edhe trafikantet, grupet kriminale etj etj, te cilet sot po vendosin ne Shqiperi "Diktaturen e Krimit".

Me thone se jane shtuar shume javet e fundit kerkesat per skafe te fuqishme.

Sic duket "autostrada" detare drejt Italise serisht do te funksionoje masivisht edhe per transportimin qenjeve njerrezore, krahas droges.

Mos valle do t'i duhet Italise keshtu te mendoje per nje "mur" ne bregun e saj lindor?!

Ndersa ne duhet te parashikojme nje izolim te mundshem te vendit tone....

Login to post comments