Rama kthen Kryeministrinë në teatër dhe estradë

E mërkurë, 20 June 2018 19:19

Ndërsa kryeministri Rama nuk po lë gur pa lëvizur që së bashku me vartësin e tij të Bashkisë së Tiranës të shkatërrojnë teatrin e të vjedhin pronën publike të cilën do e ndajnë me privatin e përzgjedhur, tashmë duket se godina e re e estradave do jetë ajo e Kryeministrisë, por shfaqje do të jepen edhe nëpër vende të tjera. Rama që tashmë është i sëmurë tërësisht nga mendja për maninë që ka për të qenë i pranishëm gjithë ditën në ekrane të televizioneve, në godinën e Kryeministrisë jep teatrin administrativ dhe atë të bashkëqeverisjes me popullin. Ky teatër zhvillohet drejtpërdrejt me popullin. Teatrin administrativ e zhvillon kryesisht Engjëll Agaçi. Spektakli i Ramës me popullin pavarësisht se duket si dramatik, është thellësisht qesharak. Shkon afër estradës pa qenë tërësisht ashtu. Figurantë janë njerëz të popullit që detyrohen të vijnë aty. Në godinën e Kryeministrisë zhvillohen edhe shfaqje estrade, por më shumë këto Rama i kryen jashtë godinës, teksa i veshur me rroba gjynahqari, lëshon batuta sa andej e këtej.

Në këto teatra e estrada Rama ka nisur të ankohet për të emëruarit e vet, ndërsa duhet kujtuar se e keqja këtij vendi i ka ardhur nga ai dhe atë ka zgjedhur ai.  

Login to post comments