Basha raporton verdiktin gjerman për negociatat, Rama urdhëron mbylljen e parlamentit

E Enjte, 21 June 2018 10:59

Menjëherë pas publikimit të lajmit se qeveria gjermane zyrtarisht ka përmbyllur verdiktin e saj për moshapjen e negociatave për Shqipërinë, në parlament nisi censura ndaj fjalës së lirë.

Gramoz Ruçi me urdhër të kryeministrit Edi Rama i cili qëndronte i ulur në karrigen më poshtë i ka ndërprerë fjalën kreut të demokratëve Lulzim Basha. Ai ishte duke raportuar raportin e qeverisë gjermane për moshapjen e negociatave ku sipas kreut demokrat Gjermani angazhohet që të ndjekë nga pranë qeverinë shqiptare në punët e saj. Në raport tha Basha evidentohet fakti se Gjermania ka zbuluar se Rama ka mashtruar për arritjet e deritanishme.

Gramoz Ruçi ka urdhëruar shtyrjen em 10 minuta të parlamentit ndërsa demokratët kanë vijuar seancën plenare nëpërmjet transmetimit online në Facebook.

Login to post comments