Ka rinisur seanca plenare. Fjalën e ka marrë Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i cili njoftoi sot në Kuvend se qeveria gjermane ka dalë në konkluzionin se Shqipëria nuk i ka plotësuar kushtet për hapjen e negociatave dhe se këtë rezolutë të saj, mazhoranca qevrisë do ta shpallë të martën.
Ka qënë pikërisht kjo deklaratë që e ka bërë kreun e Kuvendit Gramoç Ruçin të nxitojë t’i mbyllë mikrofonin kreut të opozitës, Lulzim Bashës në Kuvend dhe të mbyllë seancën dhjetë minuta.
Është verdikti gjerman, tashmë jo thjesht e vetëm i Gunte Krishbaumit, as thjesht e vetëm i Johan Fatefulit, as thjesht e vetëm i kristiandemokratëve, por i qeverisë gjermane, i mazhorancës gjermane, konservatorë e socialistë sëbahsku se Edi Rama ka gënjyer, se edi rama nuk i ka bërë detyrat, se Shqipëria nuk i ka plotësuar kusghtet për hapjen e negociatave.
Në këtë rezolutë e cila do të bëhët zyrtare javën e ardhshme, të martën, për herë të parë Shqipërisë nuk i vendosen vetëm kushte, por edhe një proces kontrolli që demostron pabesueshmërinë totale ndaj çdo raportimi të bërë deri më sot nga edi Rama apo nga hallka institucionale të blera e të korruptuara nga ai. Kjo është një ngjarje dramataike për Shqipërinë. Populli shqiptar që i meriton si asnjë tjetër hapat drejt integrimit, mbahet peng...